-
Komente të Ambasadorit të SHBA Aleksandër A. Arvizu për Median pas Takimit me Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë (12 shkurt 2013)
Së pari, dëshiroj të shprehem që e vlerësoj sinqerisht ftesën e Kryetarit Demi dhe Zv.kryetarit Gjoni që më ftuan. Patëm një diskutim shumë konstruktiv.
-
Gazetarë Shqiptarë dhe Malazezë Marrin Pjesë në Trajnimin e Medias (11 Shkurt 2013)
Gjashtëmbëdhjetë gazetarë, 8 nga Shqipëria dhe 8 nga Mali i Zi, morën pjesë në një trajnim mbi “Roli i Medias në Forcimin e Kohezionit Social.”
-
Deklaratë e Ambasadorit të SHBA Alexander A. Arvizu Pas Takimit me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla (8 shkurt 2013)
Mirëmëngjes. Mendoj se të gjithë ju e keni parë deklaratën tonë të djeshme. Ajo deklaratë thotë pak a shumë gjithçka që duam të themi, por do të përforcoj disa pika. Pikë së pari, unë e vlerësoj faktin që Prokurori i Përgjithshëm ra dakord të takohej me mua kaq herët sot në mëngjes.
-
Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (7 shkurt 2013)
Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011.
-
Fjala e Ambasadorit të SHBA Aleksandër A. Arvizu ne Seminarin e OPDAT “Lufta Kundër Korrupsionit Gjyqësor dhe Politik” (1 shkurt 2013)
Mirëmëngjes të gjithëve. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që OPDAT ka sponsorizuar një numër seminaresh. Z. Llalla, shumë faleminderit që morët kohë nga kalendari juaj shumë i ngarkuar për të qenë me ne sot. Edhe një herë, kreut të Prokurorisë së Tiranës, Drejtorit në Detyrë të Njësisë së Përbashkët të Hetimit (Task-Forca), si dhe kreun e Krimit Financiar në Policinë e Shtetit, ju faleminderit që morët kohë për të qenë këtu.
-
Gjuha Angleze është Kyçi i Suksesit të Zhvillimit të Turizmit në Shqipëri (31 Janar 2013)
Më 31 janar 2013, Ambasadori Alexander Arvizu mbajti një fjalim përpara një grup prej rreth njëqind pjesëmarrësish, student, pedagogë, dhe profesionistë të tjerë të ftuar në një aktivitet të veçantë të organizuar nga Unioni Anglisht Folësve dhe Dhoma Britanike e Tregëtisë.
Revista Elektronike SHBA
-
Shihemi në SHBA
Çdo vit, dhjetra miliona njerëz, vizitojnë Shtetet e Bashkuara. Ata vijnë për të studiuar, biznes apo kënaqësi. Por arsyeja më e mirë është të takohen me Amerikën.
-
Bujqësia e Shekullit të 21-të
Beteja më e gjatë e njerëzimit ka qenë ta ushqejë vetveten.
-
Një Botë e Lirë nga Armët Bërthamore
Që kur bombat e para atomike shpërthyen në vitin 1945, disa janë përpjekur ta shpëtojnë botën nga armët bërthamore.
-
Më Tepër se Zgjedhje: Si e Transferojnë Demokracitë Pushtetin
Demokracia kërkon më tepër se mbajtjen e zgjedhjeve.
Fjalimet & Deklaratat
-
Deklaratë e Presidentit për Dekretimin e Xhon Kerrit si Sekretar i Shtetit (29 Janar, 2013)
Jam i kënaqur që Senati ka konfirmuar Xhon Kerrin si Sekretarin e Shtetit tonë të ardhshëm, me një mbështetje të madhe bipartizane. Nga shërbimi i tij i vlerësuar me dekorata në Vietnam deri tek dekadat në Senat si kampion i udhëheqjes globale amerikane, karriera e shquar e Xhonit e ka përgatitur atë për të drejtuar diplomacinë amerikane në vitet e ardhshme.
-
Deklaratë e Ambasadorit të SHBA Alexander A. Arvizu pas Takimit me Aleancën Kuq e Zi (29 janar 2013)
Mirëmëngjes. Jam takuar me Z. Spahiu shumë herë. Takimi i sotshëm ishte vetëm një vazhdim i bisedave të shumta që kemi bërë më parë. Folëm shumë për zgjedhjet që po afrojnë. Patëm mundësinë të takoheshim dhe me stafin drejtues si dhe të tjerë që punojnë këtu në zyrat qendrore të Aleancës. Konkurenca politike është një gjë e mirë; konkurencë politike duhet të ketë në çdo demokraci.
-
Deklaratë e Viktoria Nuland, Zëdhënëse mbi Sulmin Terrorist në Algjeri (21 janar 2013)
Tani mund të konfirmojmë vdekjen e tre nënshtetasve amerikanë në sulmin terrorist në Algjeri: Victor Lynn Lovelady, Gordon Lee Rowan, dhe Frederick Buttaccio. I përcjellim ngushëllimet më të thella familjeve e miqve të tyre. Në shenjë respekti për privatësinë e familjeve, nuk kemi komente të mëtejshme. Jemi gjithashtu në dijeni se shtatë nënshtetas amerikanë i mbijetuan sulmit. Për shkak të konsideratave të privatësisë, nuk mund të ofrojmë informacion të mëtejshëm.
-
SHBA Përfundojnë Përpjekjet e Pastrimit në Vendin e Shpërthimit në Shqipëri (20 dhjetor, 2012)
Departamenti i Shtetit përfundoi me sukses një program prej 14.5 milionë dollarësh për të mbështetur Shqipërinë në punën e saj për të pastruar me siguri vendin e një shpërthimi vdekjeprurës municionesh në vitin 2008. Programi hoqi 3,085 ton municione të pashpërthyera dhe 146,500 copë municione të rrezikshme. Shpërthimi i 15 marsit 2008 në një ish-bazë ushtarake në Gërdec çoi në 26 vdekje dhe mbi 300 të plagosur si dhe detyroi zhvendosjen e mbi 700 familjeve nga shtëpitë e tyre.
-
DEKLARATË NGA PHILIPPE REINES, ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETAR I SHTETIT (15 dhjetor 2012)
E prekur nga një virus stomaku, Sekretarja Klinton pësoi dehidratim dhe humbi ndjenjat, e kaloi një tronditje. Është duke marrë veten në shtëpi ku do të jetë nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekëve. Sipas rekomandimit të tyre, Sekretarja do të punojë në shtëpi javën tjetër, duke mbajtur kontakt të rregullt me Departamentin dhe zyrtarë të tjerë. Ajo pret me padurim të kthehet në zyrë së shpejti.
Emergjencë Për Qytetarët Amerikanë
-
+355-(0)4-224-7285
Përfshin: Viktimat e Krimit, Arrestim/Burgim, Vdekje, Rrëmbim Fëmije nga Prindi, Sëmundje Serioze për Jetën, Humbje e Pasaportës të një qytetari Amerikan.