Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun
 

Media: Zyra e shtypit merret me aktivitetet në media, konferencat e shtypit dhe intervista dhe u kthen përgjigje kërkesave për informacion nga ana e shtypit. Zyra e shtypit gjithashtu bashkërendon një program të gjerë të zhvillimit të medias për gazetarët, redaktorët dhe mjetet e shtypit. Zyrtari i Marrëdhënieve me Publikun shërben si Zëdhënës Zyrtar i Ambasadës.

Shkëmbimet: Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun bashkërendon një gamë programesh të shkëmbimit arsimor duke përfshirë Programin e Vizitorëve Ndërkombëtarë, atë Fullbrait dhe Hamfri dhe programe profesionale qendrimi për gazetarët. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun gjithashtu mundëson praninë e studiuesve amerikanë Fullbraitistë, ekspertëve të gjuhës angleze, folës ekspertë dhe amerikanë të tjerë në Shqipëri për të punuar me institucionet vendase.

Kultura: Zyra e Marrëdhënieve Kulturore sponsorizon ekspozita artistike dhe kulturore dhe aktivitete në fushat e vallëzimit, teatrit, arteve vizuale, fotografisë, muzikës dhe filmit.

Grantet: Organizatat jo-qeveritare vendase mund të aplikojnë për Programin e Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë për të nxitur zhvillimin ekonomik, politik dhe social në Shqipëri. Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun gjithashtu administron grante për mundësi udhëtimi dhe projekte të veçanta.

Informacioni: Qendra e Burimit të Informacionit (IRC) mundëson informacionin e fundit, të besueshëm rreth Shteteve të Bashkuara për zyrtarët qeveritarë shqiptarë, profesionistët dhe akademikët. IRC gjithashtu drejton "Këndet Amerikane" të vendosura në Tiranë, Vlorë dhe Kukës.