Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Skip Left Navigation
Qëndra e Burimit të Informacionit - IRC

Çfarë është IRC?

Një shërbim kërkimor dhe reference për zyrtarët, gazetarët, kërkuesit, nxënësit dhe të tjerë me një interes profesional në shtetet e Bashkuara. IRC është e hapur nga e Hëna-Premte 9.00 -17.00 dhe është e mbyllur gjatë festave zyrtare Amerikane dhe Shqiptare.

Fushat e ekspertizës

Burimet

Koleksionet e  Qendrës së Burimit të Informacionit përfshijnë banka të dhënash on-line, një koleksion reference të azhornuar, dokumenta qeveritare të kohëve të fundit të SHBA dhe raporte të organizatave mendim-formuese (think tank) dhe akses në botimet periodike Amerikane.

Kërkim/Asistencë

Një personel i kualifikuar në gjuhën angleze dhe shqiptare do t’ju asistojë ju në kërkimin tuaj duke përdorur burimet më të fundit të printuara dhe elektronike. Qëndra mund të përdorë gjithashtu materiale të specializuara nëpërmjet lidhjes me Qendrat e Burimit të Informacionit të Ambasadës së SH.B.A. dhe personave të kontaktit në SH.B.A. 

Kontaktoni IRC nëse ju jeni duke kërkuar informacion rreth ...

  • Një ligji shtetëror ose federal të SHBA ose vendim ligjor;
  • Dëshmi ose séance dëgjimore para Kongresit Amerikan;
  • Një fjalim nga Presidenti I SHBA, Sekretari i shtetit apo ndonjë zyrtar tjetër i SHBA;
  • Zbatimi Amerikan i të drejtave të pasurisë intelektuale;
  • Traktate ndërmjet SHBA dhe Shqipërisë;
  • Tendencat e menaxhimit të biznesit në SHBA;
  • Indeksi i fundit i çmimit të konsumatorit ose statistika të tregtisë në SHBA;
  • Informacion biografik mbi politikën Amerikane, kulturën ose drejtuesit e biznesit;
  • Një artikull të kohëve të fundit nga Nju Jork Taims, Politika e Jashtme, ose nga qindra gazeta apo revista të tjera Amerkane;
  • Faqe interneti për politikën zyrtare qeveritare të SHBA, statistika, etj.

    SHENIM: Ju lutem përfshini informacionin e mëposhtëm, ndërsa kërkoni informacion

    Emrin tuaj
    Institucionin (nëse e aplikueshme)
    Numër telefoni, faksi dhe adresë e-mail (nëse e aplikueshme)
    Një përshkrim të qartë të informacionit specific të kërkuar
  •  Politika, shoqëria dhe kultura e Shteteve të Bashkuara;
  • Legjislacioni i shtetit dhe federal i shteteve të Bashkuara, ligje dhe rregullore;
  • Marrëdhënie ndërkombëtare, siguria, mbrojtja dhe stabiliteti;
  • Ekonomia, tregëtia, zhvillimi dhe biznesi;
  • Shoqëria civile, të drejtat e njeriut dhe demokratizimi;
  • Çështje globale dhe mjedisore

Kontaktoni me IRC

  • Ju lutemi i drejtoni pyetjet në:
    Qëndra e Burimit të Informacionit

    Telefon: 355 4 247 285 
    Fax:      355 4 232 222
    E-mail:  Irc_Tirana@state.gov