Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Qytetarët Amerikanë

I dashur qytetar Amerikan,

Në rast se keni ndonjë emergjencë pas orarit të punës që përfshin një qytetar Amerikan, ju lutemi telefononi Ambasadës në numrin +355-(0)4-224-7285 deri në 89, dhe kërkoni të flisni me zyrtarin në detyrë (duty officer).  Shërbimet emergjente përfshijnë: Humbja e pasaportës Amerikane, Arrestimi/Burgosja e një qytetari Amerikan, Sëmundje Serioze për Jetën e një qytetari Amerikan, Rrëmbimi i fëmijës nga prindi tjetër, apo Vdekja e një qytetari Amerikan.

Gjithashtu, sektori i Shërbimeve për Qytetarët Amerikanë (ACS) të Ambasadës Amerikane në Tiranë e ka përmirësuar sistemin e tijë të dërgimit të mesazheve për qytetarët.  Përveç lëshimit të mesazheve emergjente, mesazheve të sigurisë, dhe mesazheve normale (që nuk kanë lidhje me demonstrada) nëpërmjet postës elektronike (email), Ambasada Amerikane do të përdorë teknologjinë e mesazheve telefonike (SMS) për të dërguar mesazhet.  Kurdo që sektori i ACS-së do të lëshojë mesazhe emergjence, sigurie apo normale, ne do të dërgojmë një version të shkurtuar të mesazhit me anë të SMS-së të gjithë qytetarëve Amerikanë të regjistruar në Programin e Regjistrimit të Udhëtarëve të Zgjuar dhe që kanë një numër celulari të saktë.  Ju mund të regjistroni numrin në vijim në kontaktet e celularit tuaj – 19028003544 – sektori i ACS-së do të përdorë këtë numër për të dërguar SMS-të.  Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët Amerikanë që banojnë apo që do të vizitojnë Shqipërinë, të përditësojnë informacionin e regjistrimit të tyre dhe të p/rfshijnë një numër celulari të vlefshëm (Shqiptar, Amerikan, apo ndërkombëtar) në mënyrë që të përfitojnë nga ky shërbim.

Informacion rreth demonstratave do të publikohen në faqen tonë të Internetit me titull “Njoftime për Demonstrata,” dhe NUK do të dërgohen me anë të SMS-së apo postës elektronike (email).  Ju lutemi monitoroni rregullisht faqen tonë të Internetit për informacion mbi demonstratat në Shqipëri.

Ne do të donim t'ju informojmë, gjithashtu, se ne përditësojmë shpesh Informacionin Konsullor për Shqipërinë për të pasqyruar një format standard në të gjithë botën, si dhe për ndryshime të tjera të veçanta në Shqipëri.  Ne do të përfitonim nga ky rast për të kujtuar të gjithë qytetarëve të përdorin kujdes të veçantë kur udhëtojë për në veri të Shqipërisë, përkatësisht në rrethet e Malësisë së Madhe, Shkodrës, dhe Tropojës, për shkak të valës së fundit të aktiviteteve kriminale në këto rajone dhe rrezikun e mundshëm për qytetarët Amerikan që udhëtojnë atje.  Aktualisht, punonjësit e qeverisë Amerikane janë subjekt i kufizimeve të udhëtimeve në këto rrethe.  Teksti i plotë i këtij Informacionit Konsullor për Shqipërinë gjindet në faqen e Internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore të Departamentit Amerikan të Shtetit "Shqipëria: Informacion Specifik mbi Vendin - në Anglisht".

Për informacionet më të fundtit të sigurisë, Amerikanët që jetojnë dhe udhëtojnë jashtë vendit duhet të monitorojnë rregullisht faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore, ku mund të gjenden njoftimet aktuale mbarë-botërore, njoftimet publike, dhe paralajmërimet e udhëtimit.  Informacion të përditësuar mbi sigurinë mund të merret edhe duke telefonuar në numrin falas në SHBA 888-407-4747, ose, për telefonuesit jashtë SHBA dhe Kanada, një linjë të rregullt me pagesë në numrin +1-317-472-2328.  Këto numra janë në dispozicion nga ora 8:00 deri në orën 20:00, nga e Hëna deri të Premten (me përjashtim të Festave Federale të SHBA.)

Përveç kësaj, ju lutemi merrni një moment dhe lexoni lajmet e fundit të cilat gjinden në faqen tonë të Internetit “Informacion për Udhëtarët” për lajme dhe informacion të përditësuar nga Seksioni Konsullor i Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, ju mund të kontaktoni Seksionin Konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë me postë elektronike në adresën ACSTirana@state.gov, apo nëpërjmet numrit kryesor të Ambasadës +355-(0)4-224-7285 deri në 89.

Shërbimet e Qytetarëve Amerikanë janë nga e Hëna deri të Enjten, në orën 13:15 deri në 15:15, me përjashtim të Festave Federale Amerikane dhe Shqiptare.  Për udhëzime se si të caktoni një takim, ju lutem vizitoni faqen tonë të Internetit “Shërbimet për Publikun”.

Vetëm personat që kërkojnë shërbime konsullore do të lejohen në Zyrën Konsullore duke treguar një kartë identiteti.  Përjashtime do të bëhen vetëm për personat nën moshë 18 vjeç, ose për ata që janë me aftësi të kufizuar dhe kërkojnë ndihmë.

Ju lutemi mos sillni me vete celularët apo pajisje elektronike, si për shëmbull Blackbarries, iPods, ose PDAs sespe këto nuk lejohen të futen brenda.  Gjithashtu, ju sugjerojmë të mos sillni karroca bebesh, çanta të gjera, apo sende të tjera të mëdha gjatë intervistës sepse ne nuk kemi vend ku t'i vendosim.

Aplikantët që nuk ndjekin këto udhëzime do të përjetojnë vonesa të konsiderueshme në portën hyrëse të sigurisë.

Emergjencë Për Qytetarët Amerikanë

  • Telefon
    +355-(0)4-224-7285

    Përfshin: Viktimat e Krimit, Arrestim/Burgim, Vdekje, Rrëmbim Fëmije nga Prindi, Sëmundje Serioze për Jetën, Humbje e Pasaportës të një qytetari Amerikan.

Udhëtoni në Shqipëri?

  • Pragrami i Regjistrimit të Udhëtarëve të Zgjuar

Shqipëria

  • Informacion Specifik mbi Vendin

Mbani Lidhjet me Ne