Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Viza Emigruese
 

Të emigrosh në Shtetet e Bashkuara dhe të jetosh atje përgjithmonë është një vendim i rëndësishëm dhe kompleks. Ky seksion jep informacion për të ndihmuar shtetasit e huaj që dëshirojnë të emigrojnë përgjithmonë për të përcaktuar vizat, kërkesat dhe dokumentet qё do t’u duhen atyre për të aplikuar pёr emigrim pёr në Shtetet e Bashkuara.  Për informacion se kush mund të emigronjё në SHBA, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Llojet e Vizave të Emigrimit”.

Për më tepёr informacion mbi formularёt e vizave, mbi Garancinё Financiare, kërkesa tё tjera dhe dokumente për emigrantët ju lutemi referojuni faqes sё Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Emigrantë në Shtetet e Bashkuara”.

Më poshtë do të gjeni lidhjet që ofrohen në këtë seksion:

Lajme për Emigrantët

  • Tarifë e Re nga Emigracioni Amerikan për Emigrantët

    10-01-2013: Duke filluar nga data 1 Shkurt 2013, të gjithë individët që i'u është lëshuar një vizë emigracioni pas kësaj date, duhet të paguajnë tarifën e emigrantit prej 165 dollarësh përpara se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara. 

  • Urdhër Përfundimtar në Mbështetje të Bashkimit Familjar Gjatë Procesit për Falje (Anglisht)

    02-01-2013: Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Xhanet Napolitano shpalli rregullin përfundimtar në Regjistrin Federal i cili shkurton kohën që qytetarët e SHBA qëndrojnë të ndarë nga familjarët e tyre (bashkëshort, fëmijë dhe prind), të cilët janë në proces të marrjes së vizës për t'u bërë banorë të përhershëm të ligjshëm të Shteteve të Bashkuara nën rrethana të caktuara.  

  • Ndryshimet e Ardhshme në Procedurat e Aplikimit për Viza

    18/12/2012: Këtë të premte, më 21dhjetor, shikoni për ndryshimet në procedurat e aplikimit për vizat jo-emigruese dhe vizat emigruese. Vizitoni faqen tonë të internetit në ditët në vijim për të mësuar se çfarë do të ndryshojë, pse do të ndryshojë, dhe se si ndikon tek ju.  

  • Njoftim për Ndryshimin e Tarifave të Vizave (në Anglisht)

    30-03-2012: Duke filluar nga data 13 Prill 2012, Departamenti i Shtetit do të ndryshojë tarifat në lidhje me procesimin e vizave. Tarifat e aplikimeve për viza jo-emigruese do të rriten, ndërkohë që të gjitha pagesat e aplikimeve për vizave emigracioni do të ulen. 

  • Informacion pёr Aplikantёt e Vizave, Zotërues tё Pasaportave Shqiptare jo Biometrike

    17-01-2012: Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane nё Tiranё njofton tё gjithё aplikantёt e vizave, zotërues tё pasaportave Shqiptare jo biometrike, qё duke filluar menjёherё, vizat Amerikane nuk do tё vendosen mё nё pasaportat Shqiptare jo biometrike.