Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Viza Jo-Emigruese
 

Vizat jo-emigruese janë për udhëtuesit ndërkombëtar (qytetarë të vëndeve të tjera përveç SH.B.A.-ve), që vijnë në SH.B.A. përkohësisht. Kjo lloj vize ju lejon të udhëtoni në një "portë-hyrëse" (Aeroport, për shëmbull) dhe ti kërkoni leje inspektorit të emigracionit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare për të hyrë në SH.B.A. Viza nuk ju garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Udhëtuesit ndërkombëtar vijnë në SH.B.A. për arsye të ndryshme, si p.sh. turizëm, biznes, studime, trajtim mjeksor dhe disa lloje punërash të përkohshme. Lloji i vizës që duhet për të hyrë në SH.B.A. caktohet nga ligji i emigracionit dhe ka lidhje me qëllimin e udhëtimit tuaj. Për më shumë informacion mbi llojet e vizave mund të shikoni listën në krah të kësaj faqe, ose mund të vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Llojet e Vizave Jo-Emigruese - Informacioni në këtë faqe është në gjuhën Angleze. Zyrtari konsullor që do t'iu intervistojë do të përcaktojë llojin e vizës që ju duhet, kur të aplikoni.

Për të aplikuar për një vizë të përkohshme jo-emigrimi ju lutemi lexoni udhëzimet në faqen “Si të Aplikoni”.

Lajme për Jo-Emigrantët

  • Ndryshimet e Ardhshme në Procedurat e Aplikimit për Viza

    18/12/2012: Këtë të premte, më 21dhjetor, shikoni për ndryshimet në procedurat e aplikimit për vizat jo-emigruese dhe vizat emigruese. Vizitoni faqen tonë të internetit në ditët në vijim për të mësuar se çfarë do të ndryshojë, pse do të ndryshojë, dhe se si ndikon tek ju. 

  • Ndryshim në Mënyrën e Pagesës për Vizat Jo-Emigruese

    11-12-2012: Që nga 19 Dhjetor 2012, tarifat e aplikimit për vizat jo-emigruese nuk do të paguhen nëpërmjet Bankës Intesa SanPaolo.  

  • Njoftim për Ndryshimin e Tarifave të Vizave (në Anglisht)

    30-03-2012: Duke filluar nga data 13 Prill 2012, Departamenti i Shtetit do të ndryshojë tarifat në lidhje me procesimin e vizave. Tarifat e aplikimeve për viza jo-emigruese do të rriten, ndërkohë që të gjitha pagesat e aplikimeve për vizave emigracioni do të ulen.  

  • Informacion pёr Aplikantёt e Vizave, Zotërues tё Pasaportave Shqiptare jo Biometrike

    17-01-2012: Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane nё Tiranё njofton tё gjithё aplikantёt e vizave, zotërues tё pasaportave Shqiptare jo biometrike, qё duke filluar menjёherё, vizat Amerikane nuk do tё vendosen mё nё pasaportat Shqiptare jo biometrike. 

  • Faqja e Re e Internetit për Vizat J1 (në Anglisht)

    01-06-2011: Kategoria (J) e Vizave jo-emigruese të Vizitorëve të Shkëmbimit është për individët të aprovuar për të marrë pjesë në programet e shkëmbimit vizitor të bazuara në punë dhe studim. Pjesëmarrësit janë pjesë përbërëse për suksesin e programit. Këtu ju mund të mësoni më shumë për marrjen e vizave J-1 dhe vizave të tjera të lidhura me këtë.