Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Vizat

Çfarë është një Vizë?

Viza është leje aplikimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Viza lëshohet vetëm nga Ambasada ose Konsullata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një zyrtar konsullor vendos në qoftë se një aplikant është i kualifikueshëm për një vizë. Qytetarët e disa vendeve të caktuara kanë mundësinë për të udhëtuar pa vizë bazuar në Programin e Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program), sipas disa kritereve të caktuara. Viza i jep mundësi një qytetari të huaj të udhëtojë pranë një pike kufitare të SH.B.A., si p.sh; në një aeroport internacional, një port detar apo një pikë kufitare tokësore. Në kufirin e hyrjes, një oficer i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, vendos nëse aplikanti mund të hyjë ose jo në SH.B.A. dhe vendos gjithashtu kohëzgjatjen e qëndrimit të tij. Për më shumë informacion mbi vizat, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve KonsulloreVizat”- Informacioni në këtë faqe është në gjuhën Angleze).

Ju lutemi ndiqni këtë lidhje për të aplikuar për viza vizitori, studenti, etj.

Qytetarë të disa vendeve mund të udhëtojnë pa vizë me Programin e Udhëtimit pa Vizë nëse këta plotësojnë disa kushte. Udhëtarët që kualifikohen për të marrë pjesë në Programin e Udhëtimit pa Vizë janë të këshilluar që në datën 3 Qershor 2008, Departamenti i Sigurisë Kombëtare shpalli Rregullin Përfundimtar për të zbatuar Sistemin Elektronik të Autorizimit për të Udhëtuar. Informacion të mëtejshëm mund të gjeni në faqen e Internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare “Programi i Autorizimit të Udhëtimit për SHBA-Kufizime për Udhëtarët nga Shtetet që Udhëtojnë pa Viza”. Të gjithë udhëtarët e kualifikuar sipas Programit të Udhëtimit pa Vizë janë të rekomanduar që përpara se të planifikojnë për të udhëtuar të lexojnë udhëzime në faqen e Internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare për çdo të re mbi këtë sistem.

Zbuloni Amerikën

  • Turizmi në Ditën e Ekonomisë Globale

Pyetje të shpeshta

  • Pyetje të Bëra më Shpesh
    Pyetje Rreth Vizave

    Të interesuarit kanë mundësi që të marrim informacion nëse kanë pyetje mbi llojet e ndryshme të vizave dhe procedurat që ata duhet të ndjekin.