Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Ndihmë Juridike
 

Megjithëse, ne jemi të vetëdijshëm që qytetarët Amerikanë që udhëtojnë apo jetojnë në Shqipëri mund të kërkojnë ndihmë juridike, ne jemi të ndaluar sipas ligjit federal (22 CFR 92.81) të kryejmë shërbime ligjore në emër të qytetarëve Amerikan.

Ndërsa udhëtoni apo banoni në Shqipëri, ju jeni subjekt i ligjeve dhe rregullave të saj pavarësisht se jeni qytetar Amerikan apo me dy shtetësi.  Ambasada Amerikane nuk ka juridiksion të çështjeve juridike në Shqipëri, dhe as nuk mundemi të ndërhyjmë në këto çështje.

Ne kemi mbledhur një informacion që shpresojmë të jetë i dobishëm për ju, nëse nevojitet të gjeni ndonjë proces apo procedurë, apo dëshironi të gjeni ndonjë avokat.

Vini re:  Informacioni në këtë faqe, në lidhje me kërkesat ligjore të Shqipërisë, jepet vetëm si informacion i përgjithshëm dhe nuk mund të jetë plotësisht i saktë në raste të veçanta.  Pyetjet që kërkojnë interpretim të ligjeve Shqiptare duhet t'i drejtohen avokatëve vendor.