Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Viza që Përfitohen nga Familja

Emigrimi Përmes Familjes

Akti i Emigracionit dhe Kombësisë lejon emigrimin e të huajve në SH.B.A. bazuar nga lidhja familjare që përfituesi ka me një Qytetar të SH.B.A. ose me njё Rezident tё ligjshёm tё përhershëm me “Green Card”.  Emigrimi bazuar në familje ndahet në dy kategori: të palimituar dhe të limituar.

Të Palimituarit

  • Të afërmit e Drejtpërdrejtё të një Qytetari Amerikan (IR):
    Bashkëshorti/ja, i/e ve, fëmija i pamartuar nën moshën 21 vjeç, dhe prindi i Qytetarit Amerikan me moshë 21 vjeç e sipër.
  • Rezidentët që Rikthehen (SB):
    Emigrantët që kanë jetuar më parë në SH.B.A. si rezidentë të përhershëm tё ligjshëm dhe që janë duke u kthyer në SH.B.A. mbas një vizite jashtë SH.B.A. për më shumë se një vit.


Limituarit

  • Preferenca e Parë Familjare (F1):
    Djemtë dhe Vajzat e pamartuar të Qytetarit Amerikan dhe fëmijët e tyre, nqs. kanë (23,400).
  • Preferenca e Dytë Familjare (F2):
    Bashkëshortët/et, fëmijët minorё, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar (mbi 20 vjeç) tё rezidentëve të përhershëm tё ligjshёm (114,200). Të paktën 27 përqind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur do t'u lihet djemve dhe vajzave të pamartuar.
  • Preferenca e Tretë Familjare (F3):
    Djemtë dhe Vajzat e martuar të Qytetarëve Amerikanё, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre (23,400).
  • Preferenca e Katërt Familjare (F4):
    Vëllezërit dhe motrat e Qytetarëve Amerikanё mbi moshën 21 vjeç, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët Amerikanё janë të paktën 21 vjeç (65,000).


Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Viza Emigruese të Bazuara në Lidhjen Familjare”.

Dokumentacioni i Kërkuar

  • Një listë dokumentacioni
    Shkarkoje dhe Stampoje (PDF 485.14 KB)

    Ju lutemi shtypni imazhin për të shkarkuar dhe stampuar listën e plotë të udhëzimeve mbi dokumentet e kërkuara e cila ёshtё e aplikueshme vetёm nё rast se ju keni njё peticion pёr Vizat Emigruese tё aprovuar nga Departamenti i Sigurisё Kombёtare (DHS) apo nё raste tё veçanta nga Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane nё Tiranё. Ky dokumentacion do tё dёrgohet nё Qendrёn Kombёtare tё Vizave (NVC) nё SHBA, ashtu siç jeni udhёzuar nga NVC-ja.

Adobe Reader

  • Shkarkoje Falas
    Shkarkoje Falas

    Të gjitha dokumentet që mund të shkarkohen në këtë faqe, janë në formatin PDF.  Për të hapur dhe lexuar PDF-të ju duhet të keni një kopje të programit “Adobe Acrobat Reader”.  Ju mund të shkarkoni një version falas duke shtypur në imazh ose në titullin e mësipërm.