Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Shërbimet për Vizë

Informacion pёr Aplikantёt e Vizave, Zotërues tё Pasaportave Shqiptare jo Biometrike

Mё datё 6 Janar 2012, Ministria e Brendshme e Shqipёrisё bёri tё ditur nё njё njoftim pёr shtyp se tё gjitha pasaportat jo biometrike shqiptare duke filluar nga data 1 Mars 2012 nuk do tё jenё mё tё vlefshme pёr udhёtim ndёrkombёtar.

Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane nё Tiranё njofton tё gjithё aplikantёt e vizave, zotërues tё pasaportave Shqiptare jo biometrike, qё duke filluar menjёherё, vizat Amerikane nuk do tё vendosen mё nё pasaportat Shqiptare jo biometrike. Nёse ju aplikoni pёr vizё dhe nuk paraqisni pasaportёn biometrike, ne nuk do tё jemi nё gjendje tё pёrfundojmё procesimin e aplikimit tuaj derisa ju tё paraqisni njё pasaportё tё vlefshme biometrike. Vizat Amerikane, tё cilat janё akoma tё vlefshme por tё vendosura nё pasaportat jo biometrike, do tё vazhdojnё tё jenё tё vlefshme, por gjithsesi poseduesi i vizёs do tё duhet tё zotёrojё edhe pasaportёn biometrike pёrpara se tё udhёtojё pёr nё SHBA dhe do t'i duhet t'i paraqesё tё dyja pasaportat nё pikёn e hyrjes. Kur ju tё mbёrrini nё pikёn e hyrjes nё SHBA, oficeri i Imigrimit tё Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare do tё kontrollojё vizёn tuaj nё pasaportёn e vjetёr dhe nёse ai/ajo vendos t'ju pranojё ju nё Shtetet e Bashkuara, ai/ajo do tё vulosё pasaportёn tuaj biometrike me vulёn e pranimit sё bashku me shёnimin "VIOPP" (viza nё pasaportёn tjetёr).

Rezidentët e ligjshëm të përhershëm të Shteteve të Bashkuara duhet këshillohen gjithashtu se sipas njoftimit të Ministrisë Shqiptare të Punëve të Brendshme, duke filluar nga data 1 Mars 2012, të gjithë qytetarët Shqiptarë do t'i kërkohet të paraqesin një pasaportë të vlefshme biometrike për të udhëtuar jashtë Shqipërisë.

Pёr tё lexuar njoftimin pёr shtyp tё Ministrisё sё Brendshme tё Shqipёrisё, lutemi tё vizitoni faqen e tyre të Internetit.