VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

08 Janar 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Presidenti Bush vlerëson arritjet në arsim


08-01-2009

Presidenti Bush, shfrytëzoi fjalimin e tij të fundit për politikat e brendshme për të theksuar arritjet që ka sjellë plani i tij arsimor dhe për t’i bërë thirrje presidentit të ardhshëm Barak Obama ta çojë atë më tej. 

Duke folur sot në Filadelfia, Presidenti Bush tha se programi i tij “Asnjë Fëmijë të mos Mbesë pas”, i cili u miratua në ligj në vitin 2001, ka bërë që të ngrihen rezultatet e nxënësve në mësime duke ngushtuar hendekun midis studentëve të bardhë dhe atyre të pakicave. Në bazë të këtij programi, studentët u nënshtrohen provimeve standarte në nivel kombëtar dhe shkollat që nuk plotësojnë minimumin e kërkesave, rrezikojnë të mos përfitojnë nga fondet federale.

Presidenti i zgjedhur Barak Obama thotë se ka në plan ta reformojë këtë program duke shtuar fondet për të. Kritikët thonë se programi i detyron mësuesit të përqëndrohen më shumë në arritjen e rezultateve në provime se sa në dhënien e njohurive të përgjithshme.

 


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet