VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

09 Janar 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Serbia liron me kusht një ish-anëtar të UÇK-së


09-01-2009

Autoritetet serbe liruan me kusht njërin prej 10 ish guerriljeve shqiptare të arrestuar në Serbinë jugore muajin e kaluar nën akuzat për krime lufte gjatë konfliktit të Kosovës në vitet 90-të.

Policia në zonën e Preshevës liroi Muhamed Nuhiun pasi ai pagoi 9 mijë e 400 dollarë. Zoti Nuhiu përballet me akuza për armëmbajtje të paligjshme.

Autoritetet thanë se të gjithë të dyshuarit kishin qënë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shumica e 10 të ndaluarve akuzohen për vrasjen e të paktën 51 civilëve dhe rrëmbimin e 159 të tjerëve në periudhën qershor-tetor 1999. Akuzat përfshijnë edhe torturë, plaçkitje, dhe përdhunim të civilëve serbë dhe jo-serbë në komunën e Gjilanit në Kosovë.   (ze)


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet