VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

09 Janar 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Ilinoi: Votim për shkarkimin e guvernatorit Blagojeviç


09-01-2009

Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit të Ilinoit ndërmori sot një hap të pashembullt dhe votoi për shkarkimin e guvernatorit Rod Blagojeviç, për shkak të akuzave për korrupsion, të ngritura kundër tij.

Illinois Gov. Rod Blagojevich (2007 file photo)
Guvernatori i Ilinoit
Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 114 vota pro dhe një kundër për shkarkimin e guvernatorit, i cili është akuzuar se u përpoq të përfitonte financiarisht nga zgjedhja e personit, që do të emëronte në Senat për vendin e lënë bosh nga Presidenti i zgjedhur, Barak Obama.

Tani kjo çështje i kalohet Senatit të Ilinoit, ku Guvernatori gjykohet e ndoshta edhe shkarkohet nga detyra.

Dje, një komisioni legjislativ në shtetin e Ilinoit votoi një zëri, duke rekomanduar shkarkimin nga detyra të guvernatorit.

Guvernatori thotë se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore, madje është zotuar të luftojë akuzat federale për korrupsion të ngritura kundër tij.


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet