VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

10 Janar 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Shkupi rrëzon mundësinë e votimit elektronik në zgjedhje

09-01-2009

Drejtuesit e katër partive më të mëdha në Maqedoni nuk arritën pëlqimin që në zgjedhjet e ardhëshme vendore dhe presidenciale votimi të bëhet edhe në mënyrë elektronike.

Lidhja Social Demokrate e opozitës vlerëson se nuk ka mbetur mjaft kohë që të bëhen përgatitje për votim elektronik. Ky lloj votimi, i propozuar nga kryetari i partisë VMRO-DPMNE dhe kryeministër Nikolla Gruevski, do të ishte një projekt "pilot" që do të bëhej vetëm në disa komuna të vendit. 

Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Zoran Zaev kanë parapëlqyer datën 22 mars të këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve vendore dhe presidenciale. Nesër pritet që kryetari i Parlamentit të Maqedonisë të shpallë zyrtarisht datën e zgjedhjeve. 

Dy partitë rivale shqiptare thonë se do të angazhohen për zgjedhje të drejta dhe demokratike, ndërkohë që vazhdojnë ta akuzojnë njëra tjetrën për procesin e dhunshëm të zgjedhjeve parlamentare të 1 qershorit. //rd//


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet