VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

09 Janar 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Izraeli dhe Hamasi hedhin poshtë rezolutën e OKB-së

09-01-2009

Forcat izraelite dhe ato të Hamasit vazhduan të premten luftimet edhe gjatë periudhës 3 orëshe të armëpushimit të shpallur nga Izraeli, ndërkohë që të dy palët hodhën poshtë një rezolutë të OKB-së që kërkonte armëpushim të menjëhershëm. 

Shtëllunga tymi u ngritën mbi qytetin e Gazës, ndërkohë që helikopterët izraelitë fluturuan mbi territorin palestinez. Raketat e Hamasit vazhduan të binin në Izraelin jugor, dy javë pasi Izraeli filloi ofensivën kundër Gazës. 

Në Gjenevë, komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut bëri thirrje për hetime të pavarura lidhur me krime të mundshme lufte në Gaza dhe Izrael. Nejvi Pilei paralajmëroi se mund të shqyrtohen edhe përgjegjësitë penale individuale, duke shtuar se duhet t’i jepet fund ciklit vicioz të provokimeve dhe hakmarrjes. 

Operacionet e ndihmave të OKB-së janë pezulluar, duke lënë qindra mijëra njerëz në Gaza pa ushqim, ilaçe dhe energji elektrike. Kombet e Bashkuara i pezulluan operacionet dje për shkak të rrezikut që përbënte ushtria izraelite. //bsa//


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet