Shërbimet për Vizë
Të Reja Mbi Vizat
-
Tarifë e Re nga Emigracioni Amerikan për Emigrantët
10-01-2013: Duke filluar nga data 1 Shkurt 2013, të gjithë individët që i'u është lëshuar një vizë emigracioni pas kësaj date, duhet të paguajnë tarifën e emigrantit prej 165 dollarësh përpara se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.
-
Ndryshimet e Ardhshme në Procedurat e Aplikimit për Viza
18/12/2012: Këtë të premte, më 21dhjetor, shikoni për ndryshimet në procedurat e aplikimit për vizat jo-emigruese dhe vizat emigruese. Vizitoni faqen tonë të internetit në ditët në vijim për të mësuar se çfarë do të ndryshojë, pse do të ndryshojë, dhe se si ndikon tek ju.
-
Ndryshim në Mënyrën e Pagesës për Vizat Jo-Emigruese
11-12-2012: Që nga 19 Dhjetor 2012, tarifat e aplikimit për vizat jo-emigruese nuk do të paguhen nëpërmjet Bankës Intesa SanPaolo.
-
Udhëzimet për Llotarinë DV-2014
09-10-2012: Regjistrimi elektronik për Programin e DV-2014 do të fillojë të Martën, më 2 tetor 2012 në 12:00 në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), dhe do të përfundonë të Shtunën, më 3 Nëntor 2012 në 12:00 në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4).
-
Njoftim për Ndryshimin e Tarifave të Vizave duke Filluar nga data 13 Prill 2012
30-03-2012: Duke filluar nga data 13 Prill 2012, Departamenti i Shtetit do të ndryshojë tarifat në lidhje me procesimin e vizave. Tarifat e aplikimeve për viza jo-emigruese do të rriten, ndërkohë që të gjitha pagesat e aplikimeve për vizave emigracioni do të ulen.
-
Informacion pёr Aplikantёt e Vizave, Zotërues tё Pasaportave Shqiptare jo Biometrike
17-01-2012: Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane nё Tiranё njofton tё gjithё aplikantёt e vizave, zotërues tё pasaportave Shqiptare jo biometrike, qё duke filluar menjёherё, vizat Amerikane nuk do tё vendosen mё nё pasaportat Shqiptare jo biometrike.
-
Faqja e Re e Internetit për Vizat J1
01-06-2011: Kategoria (J) e Vizave jo-emigruese të Vizitorëve të Shkëmbimit është për individët të aprovuar për të marrë pjesë në programet e shkëmbimit vizitor të bazuara në punë dhe studim. Pjesëmarrësit janë pjesë përbërëse për suksesin e programit. Këtu ju mund të mësoni më shumë për marrjen e vizave J-1 dhe vizave të tjera të lidhura me këtë.
-
Kujdes me Mashtrimet e Llotarisë
01-02-2011: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Llotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi.
Vendndodhja e Ambasadës
-
Shkarkoni dhe Stamponi Hartën (PDF 396.96 KB)
Shtyp në imazh ose në titullin e mësipërm për një hartë të vendndodhjes së Ambasadës.
Pyetje të shpeshta
-
Pyetje Rreth Vizave
Të interesuarit kanë mundësi që të marrim informacion nëse kanë pyetje mbi llojet e ndryshme të vizave dhe procedurat që ata duhet të ndjekin.
Pyesni Konsullin
-
“Pyesni Konsullin” është një përzgjedhje përgjigjesh të përgatitura nga Seksioni Konsullor i Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila mbulon një mori temash me interes për qytetarët Shqiptarë të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Ne duam të sigurohemi që aplikantët të kenë informacion të saktë dhe në kohë.
Adobe Reader
-
Shkarkoje Falas
Të gjitha dokumentet që mund të shkarkohen në këtë faqe, janë në formatin PDF. Për të hapur dhe lexuar PDF-të ju duhet të keni një kopje të programit “Adobe Acrobat Reader”. Ju mund të shkarkoni një version falas duke shtypur në imazh ose në titullin e mësipërm.