Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Viza të Vlefshme në Pasaporta të Skaduara
 

Nëse pasaporta juaj e vjetër ka skaduar dhe viza Amerikane që keni në të është akoma e vlefshme, ju nuk keni nevojë të aplikoni për një vizë tjetër në pasaportën tuaj të re.

Nëse viza juaj është akoma e vlefshme ju mund të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara me të dyja pasaportat, për aq kohë sa viza është e vlefshme, e pa dëmtuar, dhe është lloji i vizës së duhur për qëllimin kryesor të udhëtimit tuaj. (P.sh.: viza turistike, kur qëllimi kryesor i juaji është të udhëtoni për turizëm). Të dyja pasaportat (e vlefshmja dhe e skaduara me vizë) duhet të jenë nga i njëjti vend dhe lloj (P.sh.: të dyja të jenë pasaporta Shqiptare dhe normale, ose të jenë të dyja pasaporta zyrtare, ose të dyja diplomatike, etj.). Kur ju të mbërrini në Shtetet e Bashkuara në aeroport zyrtari i emigracionit do të kontrollojë vizën tuaj në pasaportën e vjetër dhe nëse ai/ajo vendos që t'ju lejojë hyrjen për në Shtetet e Bashkuara ai/ajo do të vulosë pasaportën tuaj të re me një vulë hyrje dhe do të shënojë "VIOPP" (vizë në pasaportë tjetër). Ju lutemi mos u përpiqni për të zhvendosur vizën nga pasaporta juaj e vjetër në atë të re. Nëse veproni kështu, viza juaj nuk do të jetë më e vlefshme.

Nëse ju keni shënim në vizë (P.sh: Aplikanti do të udhëtojë për një konferencë) ose nëse qëlimi i udhëtimit tuaj është ndryshe nga ajo që ju keni marrë vizën (P.sh.: viza është marrë për të udhëtuar për arsye studimi dhe këtë rradhë do të udhëtoni vetëm për turizëm), ju duhet të konsideroni të aplikoni përsëri nga e para.