Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Shërbimi për viza joimigruese

Viza për në SHBA

Shërbimi për viza joimigruese

Vetëm me casktim paraprak të intervistës

Intervistat caktohen për ditët e hëna, mërkura dhe premte në mëngjes.

Shtetasit maqedonas që posedojnë pasaportë duhet të marrin vizë që t'u lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Që të kualifikoheni për vizë joimigruese, ju duhet të dëshmoni se keni vendbanim të cilin nuk keni ndër mend ta braktisni dhe se qëllimi i hyrjes ne SHBA është vetëm për një kohë të shkurtër dhe se hyni vetëm për arsye që të kryeni punë dhe aktivitete legjitime që janë në përputhëshmëri me arsyen e dhënjes së vizës. Këto arsye shpesh janë të krijuara në bazë të punësimit të suksesëshëm dhe afatgjatë që e keni, biznesit dhe lidhjeve afariste të suksesëshme, lidhjeve të forta familjare në vendin ku jetoni dhe lidhjet e juaja sociale dhe kulturore të cilat do të tregojnë arsyen e fortë për kthimin e juaj në vendëlindjen apo vendbanimin e juaj.

PDF LEXUES

  • PDF LEXUES
    Verzion falas

    Të gjitha dokumentet në këtë faqe janë në PDF format. Për t’i hapur ato, në kompjuterin tuaj duhet të keni të instaluar PDF lexuesin. Verzionin falas të programit mund ta shkarkoni duke klikuar në linkun e dhënë më lartë.