Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Skip Left Navigation
Shërbimi për viza imigruese

Viza për në SHBA

Informatë e rëndësishme: Seksioni Konsullor i informon të gjithë aplikuesit për vizë imigruese të cilëve ju është refuzuar aplikacioni në bazë të nenit 221(g) i Ligjit për Imigrim dhe Natyralizim për shkak të mungesës së dokumentacionit, se Banka Komerciale ne Maqedoni dhe Banka Raiffeisen ne Kosovë duke filluar nga data 26 nëntor deri me 3 dhjetor 2012 nuk do të shes PIN numra.

Për të caktuar një takim në lidhje me këtë çështje brenda këtyre datave, ju lutemi na kontaktoni drejtpërdrejt me e-mail në: consularskopje@state.gov.

Informatat se si të caktohet një takim pas 3 dhjetorit 2012 do të shpallen në mënyrë plotësuese. 

Sektori konsullor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara te Amerikes në Shkup siguron shërbime ne lidhje me vizavat imigruese për shtetasit e Maqedonisë dhe banoret e Kosovës që kërkojnë viza për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Sektori per viza imigruese gjithashtu ofron shërbime qytetarëve të e SH.B.A-ve të cilët adoptojnë fëmijë nga këto regjione.

Vizat imigruese janë për persona që planifikojnë të jetojnë, punojnë ose studiojnë dhe të kenë qëndrim të përherëshëm në SH.B.A. Vizat imigruese (IV) janë përgjegjësi e Zyrës për çështje konsullore pranë Departamentit te Shtetit. Shumica e vizave imigruese kërkojnë parashtrim te lutjes gjegjësisht të peticionit që duhet te aprovohet nga ana e Departamentit të Sigurimit të Atdheut të SH.B.A-ve (Department of Homeland Security).

Në përgjithësi, për të patur të drejtën për të aplikuar për vizë imigruese, shtetasi i huaj duhet të jetë i sponsoruar nga të afërmit që janë shtetas të SH.B.A-ve ose nga punëdhënësi i ardhshëm. Ndryshe nga shumica e kategorive të vizave imigruese, Anetarët e familjes së ngushtë nuk janë qështje numerikisht e limituar sipas Ligjit për imigrim.

Kategoritë kryesore të atyre që imigrojnë janë:

  • Anëtarët e ngushtë të familjes
  • Imigrantë të posaqëm
  • Të sponsoruar nga familja
  • Të sponsoruar nga punëdhënësi

Veçmas nga këto kategori, Programi i Viza Lotarisë (Diversity Visa Program) parashikon një numër të caktuar të vizave për qëndrim të përhershëm në SH.B.A. 

Për më shumë informata ju lutemi t'i shikoni faqet në gjuhën angleze.