Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Këndet amerikane në Maqedoni

Programi i Këndit Amerikan

ACM logo

ACM logo

Programi i Këndit Amerikan në mbarë botën është sponsoruar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara dhe paraqet një partneritet mes institucioneve të shtetit nikoqir dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Qëllimi i Këndit është të ofrojë informata falas për publikun në përgjithësi reth Shteteve të Bashkuara përmes librave, revistave, CD-Romve, dhe qasjes falas në Internet. Aty ekziston një hapësirë për informim rreth përpjekjeve kundër trafikimit dhe kundër terrorizmit.

Këndi gjithashtu organizon manifestime të ndryshme: si programe kulturore dhe ligjerata me mysafirë si  zyrtarë të Ambasadës së SHBA-ve, bursistë të Fulbright-it, etj., filma dhe video performance, lexim të poezive, orë bisedimi, Klubi i Lexuesve, orë për tregime për fëmijë, dhe shumë aktivitete të tjera.

Një mision i rëndësishëm i Këndeve Amerikane është të ndërtojë ura të mirëkuptimit në mes popullatës së SHBA-ve dhe asaj të Republikës së Maqedonisë.

Për të gjitha informatat në lidhje me këndet amerikane në Maqedoni si dhe programet dhe aktivitetet e tyre mujore, vizitoni Blogspot faqen e Këndeve Amerikane në Maqedoni.