Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Shkëmbim arsimor

Informata të përgjithshme

Arsimi i lartë në Shtetet e Bashkuara është mjaft i shumëllojshëm dhe i decentralizuar. Ai karakterizohet me institucione konkurruente dhe autonome të arsimit të lartë. Momentalisht, në SHBA ekzistojnë rreth 4.180 kolegje dhe universitete. Prej këtyre, mbi 1.700 janë të ashtuquajtura “institucione dy-vjeçare” dhe 2.450 janë “institucione katër-vjeçare”. Përveç rreth 1.700 institucioneve publike (që udhëhiqen nga shtetet, qytetet apo rajonet në të cilat janë të vendosura), gjithashtu ekzistojnë mbi 2.480 kolegje dhe universitete private. “Kolegjet publike” përbëjnë të shumtën e institucioneve amerikane dy-vjeçare dhe janë mjaft praktik për studentët fillestarë që dëshirojnë të ndjekin kurse fillestare të gjuhës apo të përgjithshme. 

Momentalisht, në institucionet amerikane për arsim të lartë janë të regjistruar mbi 14 milion studentë, dhe shumica nga këta studentë – rreth 11 milion – studiojnë në universitete dhe kolegje shtetërore. 
Sipas Raportit të Institutit për arsim ndërkombëtar (IIE) për vitin 2007, numri i studentëve jo-amerikanë të regjistruar në institucionet amerikane për arsim të lartë gjatë vitit akademik 2006-2007 shënoi rritje për 3 përqind në gjithsej 582.984, dhe numri i regjistrimeve të reja u rrit në mënyrë drastike, e që ka të bëjë me shkëmbimin ndërkombëtar të nxënësve dhe studentëve.

“Rritja e regjistrimeve që shohim këtë vit në të dhënat statistikore të Dyerve të hapura, reflekton dinamikën,diverzitetin dhe përsoshmërinë e institucioneve amerikane për arsim të lartë në një ambient konkurrent ndërkombëtar, dhe demonstron përkushtimin e qeverisë së SHBA-ve dhe liderëve të arsimit të lartë në SHBA për të krijuar kushte ku studentët ndërkombëtar do të ndjehen të mirëseardhur,” tha nënsekretari i shtetit për diplomaci publike dhe marrëdhënie me publikun Karen Hughes në fjalimin e saj me rastin e publikimit të raportit Dyer të hapura 2007.

Shumica e universiteteve dhe kolegjeve amerikane kanë afate të shkurtra për regjistrim. Studentët potencial, univerziteteve amerikane duhet t’u shkruajnë një vit para datës kur planifikojnë të fillojnë studimet dhe para se të marrin formularët për aplikim. Shumë shkolla kanë afate më të gjata. Për të ndjekur një shkollë për gjuhë, të njëjtës duhet t’i shkruani së paku tre muaj para datës kur planifikoni të filloni mësimet tuaja.

Universitetet dhe kolegjet amerikane do të kërkojnë nga ju që të plotësoni formularët e tyre për aplikim dhe t’i dërgoni ato së bashku me pagësen për aplikim para skadimit të afatit të paraparë. Zakonisht, këto institucione kërkojnë që të dorëzoni transkriptën ku është dhënë nota juaj mesatare, referenca nga mësimdhënësit tuaj, rezultatet tuaja nga testi TOEFL, SAT, apo GRE ose GMAT. Nëse nuk zotëroni gjuhën angleze në mënyrë të shkëlqyer, nuk do të mund të kaloni këto teste.

Universitetet, kolegjet dhe shkollat amerikane të gjuhës kërkojnë pagesë për shkollim. Që të mund të studjoni në Amerikë, ju duhet të jeni në gjendje që të mbuloni shpenzimet për shkollim dhe qëndrim. Shpenzimet e përgjithshme (shkollim + qëndrimi) për një vit zakonisht arrijnë shumën nga $15.000 deri në $45.000, varësisht nga shkolla dhe rajoni ku ajo gjindet.

Në parim, studentët e huaj nuk lejohen të punojnë jashtë kampusit. Edhe nëse pas arritjes suaj në Amerikë keni marrë leje për punë, paga që ju mund të fitoni në kushtë normale nuk mund të mbulojë shpenzimet tuaja. Për këtë shkak, ju nuk duhet të mbështeteni në idenë që të financoni shkollimin tuaj duke punuar në Shtetet e Bashkuara. Përjashtim nga kjo janë rastet kur universiteti juaj u ofron mundësi për t’ju angazhuar si asistent. 

Që të fitoni ndihmë financiare apo të angazhoheni si asistent nga një universitet apo kolegj amerikan, ju duhet të keni nota dhe njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, duhet të jeni një nga studentët më të mirë në shkollën apo departamentin tuaj, duhet të arrini rezultate të larta në teste dhe të keni referenca shumë të mira nga mësimdhënësit tuaj.

Për më tepër informata në lidhje me shkollimin në SHBA dhe bursat Fulbright, vizitoni:

Programe për shkëmbim të sponsoruara nga Ambasada

  • Programi për zgjidhje të komuniteteve 2013

    Programi për zgjidhje për komunitet është program për zhvillim profesional për udhëheqësit më të mirë dhe më të dëshmuar të komunitetit global në transparencë dhe përgjegjësi, tolerancë/zgjidhje të konflikteve, çështje të mjedisit jetësor dhe çështje të grave. 

  • Logo
    Fulbright programi për specialistë të lartë (mundësi afat-shkurtër për shkollarë dhe profesionistë amerikan) - KOHËZGJATJA: 2-8 javë.

    Fulbright programi për shkollarë, për më tepër se 50 vite rresht ka dërguar përfaqësues të fakulteteve amerikane dhe profesionistë në tërë botën, edhe atë në mandate prej tre muaj deri në një vit të plotë akademik me qëllim që të ligjërojnë dhe të bëjnë hulumtime. Me qëllim zgjërimin e lëmisë dhe rritjen e efektshmërisë së programit tradicional në epokën e re, është inicuar që Fulbright programi për specialistë të lartë të sigurojë grante afatshkurtë në periudhë prej 2-6 javësh. Tani, me opcionin e ri jo vetëm që kohëzgjatja e granteve do të jenë më e shkurtër, por edhe shfrytëzuesit e këtyre granteve do të mund të ndërmarrin lloje të ndryshme të aktiviteteve.  

Linke shtesë për arsimin në SHBA

  • Shoqata alumni maqedono-amerikane (MAAA)

    Shoqata alumni maqedono-amerikane është organizatë jopolitike, joprofitabile dhe është iniciativë tërësisht private dhe vullnetare. Qëllimi kryesor i Shoqatës MAAA është që të bashkohen pjesëmarrësit në Programet amerikane për shkëmbim të nxënësve dhe studentëve (Hubert Humphrey, William Fulbright, Ron Brown dhe programe tjera) me qëllim që të vendosen kontakte profesionale dhe të ndihmohet shkëmbimi i ideve mes shoqatave alumni të vendeve të ndryshme. Shoqata ka kontakte permanente dhe bashkëpunim të rregullt me Shoqatat alumni në SHBA dhe në tërë botën. Kjo shoqatë ka një lidhje të veçantë me Institutin për arsim ndërkombëtar (IIE) në Uashington, SHBA, i cili financon shkëmbime dhe koordinon aktivitetet alumni. Shoqata bashkëpunon drejtpërdrejt me Sektorin për marrëdhënie me publikun pranë Ambasadës së SHBA-ve në zbatimin e programeve arsimore dhe kulturore, përfshirë edhe shkëmbimet e ekspertëve amerikanë në Maqedoni.  

  • State Alumni-Komuniteti juaj global

    Byroja për arsim dhe kulturë (ECA) pranë Stejt Departamentit fton të gjithë ish-pjesëmarrësit e programeve për shkëmbim të nxënësve dhe studentëve nga rajoni i Evropës qëndrore dhe Euro-Azisë që të anëtarësohen në State Exchange, komuniteti online që është formuar nga këta ish-pjesëmarrës në këto programe me qëllim që të jetë në shërbim të tyre. 

  • EducationUSA: Udhëzuesi juaj për arsimin e lartë në SHBA

    Dyert e institucioneve arsimore amerikane janë të hapura për të gjithë studentët dhe nxënësit e kualifikuar nga e tërë bota.  

  • Online forum për mësim të gjuhës angleze

    Revistë tremujore për mësimdhënës që ligjërojnë gjuhën angleze si gjuhë të huaj, apo si gjyhë të dytë. Ky forum për mësimin e gjuhës angleze është revistë ndërkombëtare dhe profesionale që publikohet nga Stejt Departamenti për mësimdhënësit e gjuhës angleze si gjuhë e huaj (EFL). Misioni i Forumit për mësimin e gjuhës angleze është të kontribuojë në zhvillimin profesional të lexuesve nga e tërë bota duke ofruar artikuj që reflektojnë teorinë dhe praktikën aktuale në mësimin e gjuhës angleze.