VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

16 Janar 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
VOA Albanian Mobile

VOA Mobile

Zëri i Amerikës ju ofron dërgimin e lajmeve në telefonin tuaj celular, apo në çdo mjet portativ që ka lidhje me internetin.... FALAS.

Mjafton të shkruani adresën www.voamobile.com/albanian në celular, apo në mjetin elektronik që ka lidhje me internetin dhe do të keni mundësi të merrin lajmet e Zërit të Amerikës, të formatuara për ekranin e vogël të mjeteve të tilla elektronike. Mos harroni ta regjistroni adresën e mësipërme.

Pyetje që bëhen shpesh


Pyetje: Si mund të vizitoj faqen elektronike të Zërit të Amerikës në celular, apo në mjete të tjera portative elektronike?

Ju mund të vizitoni faqen elektronike të Zërit të Amerikës falas nga thuajse çdo celular apo mjet elektronik portativ me kusht që ky mjet të ketë aftësinë të lidhet me internetin dhe nëse ju keni paguar për një lidhje të tillë elektronike. Për t’u futur në faqen e Zërit të Amerikës, mjafton të shkoni në adresën www.voamobile.com/albanian.

Pasi të hapet faqja e Zërit të Amerikës në pajisjen portative elektronike, regjistrojeni, në mënyrë që ta keni më të lehtë të futeni në këtë faqe kur doni të lexoni në të ardhmen lajmet nga Zëri i Amerikës.

↑ back to top

Pyetje: Çfarë përmbajtjeje ka materiali që ofron Zëri i Amerikës për celularët apo mjetet e tjera elektronike?

Në faqen elektronike www.voamobile.com/albanian do të gjeni lajmet kryesore të ditës. Nëse ju intereson një rajon i veçantë gjeografik, mund të gjeni lajme për atë rajon.

↑ back to top

A kërkohet pagesë për lidhjen e celularit me faqen elektronike të Zërit të Amerikës?

Mundësia për të marrë lajme nga Zëri i Amerikës përmes celularit, apo mjeteve të tjera elektronike portative ofrohet falas. Por zakonisht mjete të tilla elektronike ofrojnë lidhje me internetin kundrejtë një pagese.

↑ back to top

Pyetje: Kam vizituar faqen elektronike www.voamobile.com/albanian, por nuk mund të lexoj tekstin.

Faqja elektronike www.mobile.com ofrohet në gjuhë të ndryshme dhe përdor shkronjat perkatëse të secilës gjuhë. Nëse telefoni juaj celular apo mjeti portativ elektronik nuk mund ta shfaqë në ekran tekstin, mund t’ju duhet të kontaktoni kompaninë që ju ka ofruar lidhjen në internet apo shitësin e mjetit elektronik për të blerë programe elektronike apo për të mësuar si mund të shikoni në ekran tekst që përfshin shkronja të caktuara.

I gjithë materiali i përfshirë në faqen www.voamobile.com/albanian është vënë në provë me mjete të ndryshme elektronike, megjithatë mund të ketë mjete të vjetra elektronike që nuk e përballojnë këtë teknologji.

Nëse ndeshni në probleme në përpjekje për të lexuar tekst në një gjuhë të caktuar, na informoni se pikërisht me cilën gjuhë keni pasur probleme. Po ashtu, nëse ju vizitoni faqe të tjera që ofrohen për mjete portative elektronike, na informoni se në cilat nga këto faqe gjeni material të lexueshëm. Po ashtu, ju lutemi na dërgoni komentet dhe pyetjet tuaja lidhur me faqen www.mobile.com/albanian përmes postës elektronike në adresën shqip@voanews.com. Në mesazhin tuaj ju lutemi të përfshini edhe vendin ku po përpiqeni të lexoni materialin e kësaj faqeje elektronike, kompaninë që ju ka ofruar lidhjen në internet dhe markën e telefonit celular apo mjetit elektronik që përdorni.

↑ back to top



LAJMET ME E-MAIL

Sign Up to recieve our News Digest Via Email

Të rejat e fundit nga Zëri i Amerikës përmes e-mailit.
Regjistrohuni »


LAJMET ME RSS

RSS

RSS i Zërit të Amerikës ju krijon mundësinë të merrni lajme dhe informacione të tjera nga kategoritë që preferoni.
VOA RSS »