VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

24 Dhjetor 2008 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Irak: Miratohet ligji për vazhdimin e qëndrimit të trupave


24-12-2008

Parlamenti irakian miratoi një projektligj që lejon trupat britanike dhe forca të tjera jo-amerikane të qendrojnë në vend edhe pas mbarimit të këtij viti.

Ligjëvënësit e miratuan projekt-ligjin dje me shumicë dërmuese votash, pas dorëheqjes së kryetarit të parlamentit Mahmud al-Mash Hadani, i cili e kishte kundërshtuar atë me forcë. Në fjalimin e lamtumirës, zoti Madani, një politikan suni kontradiktor, fyerjet e të cilit ndaj deputetëve të tjerë javën e kaluar pezulluan debatin, kërkoi falje për qëndrimin e tij.

Miratimi i projektligjit lejon tani që 4 mijë trupa britanike dhe një numër më i vogël nga Australia, Estonia dhe Rumania të qëndrojnë në Irak deri në korrik.

Në se ky ligj nuk do të miratohej para skadimit të mandatit të OKB-së më 31 dhjetor, trupat nuk do të kishin bazë ligjore për të qendruar në Irak.

Ndërkohë, Salvadori, një nga vendent anëtare të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, bëri të njohur se do t’i tërheqë trupat deri në fund të muajit.    (ze)


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet