Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Turn Admin On!
2009 - Deklarata

Fjalimi i Presidentit Barak Obama Mesazhi për Ramazanin

Presidenti Amerikan Barak Obama

Presidenti Amerikan Barak Obama

Në emër të popullit Amerikan – përfshirë komunitetet myslimane në të pesëdhjetë shtetet – dua që të uroj Myslimanët në Amerikë dhe në të gjithë botën.  Gëzuar muajin e Begatë të Ramazanit!

Ramazani është muaji në të cilin Myslimanët besojnë se Kurani iu shfaq Profetit Muhamed, duke nisur me një fjalë të thjeshtë – lexo.  Si i tillë, është një muaj kur Myslimanët reflektojnë mbi diturinë dhe udhëheqjen që sjell besimi, si dhe mbi përgjegjësinë që qëniet njerëzore kanë për njëri tjetrin, dhe për Zotin.

Ashtu si shumë njerëz të besimeve të ndryshme që e njohin Ramazanin nëpërmjet komunitetit dhe familjeve tona, ashtu edhe unë e di që kjo është një periudhë festive – një kohë në të cilën familjen mblidhen së bashku, miqtë shtrojnë iftare dhe ushqimi ndahet mes tyre.  Por une e di që Ramazani është gjithashtu edhe një kohë devotshmërie dhe relfektimi intensiv – një kohë gjatë të cilës Myslimanët agjërojnë gjatë ditës dhe kryejnë ritualin e lutjes gjatë natës, duke recituar dhe dëgjuar të gjithë Kuranin përgjatë muajit.

Këto rituale na kujtojnë ne parimet ton të përbashkëta dhe rolin e Islamit në përparimin e drejtësisë, progresit, tolerancës dhe dinjitetit ndërmjet njerëzve.

Për shembull, agjërimi është një koncept që e gjejmë në shumë besime – përfshirë edhe në besimin tim Kristian – si një mënyrë që i afron njerëzit me Zotin dhe me ata që nuk e marrin vaktin e tyre të ardhshëm si të mirëqënë.  Mbështetja që Myslimanët i japin të tjerëve na kujton përgjegjësinë tonë për të krijuar mundësi dhe prosperitet për njerëzit kudo.  Ne të gjithë duhet të kujtojmë se bota që duam të ndërtojmë – dhe ndryshimet që duam të sjellim – duhet të nisin nga zemrat tona, nga komuniteti ynë.

Gjatë kësaj vere, njerëzit anembanë Amerikës kanë shërbyer në bashkësitë e tyre – duke edukuar fëmijët, duke u kujdesur për të sëmurët dhe duke i shtrirë dorën njerëzve në vështirësi.  Organizatat fetare, përfshirë shumë organizata myslimane, kanë qenë të përfshirë në parajojë gjatë këtij shërbimi veror.  Dhe në këto kohë sfidash, kjo është fryma e përgjegjësisë që ne duhet të mbështesim në muajt dhe vitet që do vijnë.

Ne jemi të angazhuar që të ndërtojmë një botë më të paqtë dhe të sigurtë edhe përtej kufinjve Amerikanë.  Kjo është arsyeja se përse ndiejmë përgjegjshmërinë për të përfunduar luftën në Irak.  Kjo është arsyeja edhe përse po izolojmë ekstremistët e dhunshëm ndërsa fuqizojmë njerëzit në vende si Afganistani dhe Pakistani.  Kjo është arsyeja se përse po japim mbështetjen tonë për një zgjidhje midis dy shteteve që mund të njohë të drejtat e Izraelit dhe Pakistanit për të jetuar në paqe dhe siguri.  Dhe kjo është arsyeja përse Amerika do të mbështesë gjithnjë të drejtat universale të njerëzve për të thënë atë që mendojnë, për të praktikuar besimin e tyre, për të kontribuar plotësisht në shoqëri dhe për të pasur besim në zbatimin e ligjit.

Të gjitha këto përpjekje janë pjesë e angazhimit Amerikan për të përfshirë Myslimanët dhe vendet me shumicë Myslimane, bazuar në interesin dhe respektin e përbashkët.  Kjo është një kohë përtëritjeje dhe unë dua të përsëris edhe një herë angazhimin tim për një nisje të re midis Amerikës dhe Myslimanëve në të gjithë botën.

Ashtu siç e theksova edhe në Kairo, ky fillim i ri duhet të lindë nga përpjekja për të dëgjuar njëri tjetrin, për të mësuar nga njëri tjetri, për të respektuar njëri tjetrin dhe për të gjetur vlera të përbashkëta.  Unë besoj se një pjesë e rëndësishme është të dëgjuarit dhe, gjatë dy muajve të fundit, Ambasadat Amerikane në mbarë botën kanë bashkëpunuar jo vetëm me qeveritë, por edhe drejtepërsëdrejti me njerëzit në vendet me shumicë myslimane.  Kemi marrë përgjigje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota mbi mënyrat se si Amerika mund të bëhet partner i aspiratave të njerëzve.

Ne kemi dëgjuar.  Ne ju kemi dëgjuar.  Dhe ashtu si ju, edhe ne jemi të fokusuar në ndërmarrjen e veprimeve konkrete që do të sjellin ndryshimin me kalimine kohës – si në kuptimin politik ashtu edhe në çështjet e sigurisë për të cilat kam diskutuar, dhe në ato fusha ku ju na keni treguar se do të sjellin ndryshimin në jetën e shumicës së njerëzve.

Këto këshillime po na ndihmojnë që të implementojmë partneritetin të cilin kërkova në Kajro – për të zgjeruar prgramet e shkëmbimit arsimor; për t’u kujdesur për sipërmarrjet dhe për të krijuar vende pune; dhe për të rritur bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji, ndërsa mbështesim arsimimin dhe dijen.  Ne jemi duke ecur përpara në partneritetin me shtetet anëtare të OIC and OIC, për të çrrënjosur poliomelitin, ndërsa po punojmë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar për të përballuar sfida të përbashkëta shëndetësore, si H1N1 – i cili e di që është një shqetësim i veçantë për shumë Myslimanë që po përgatiten për hajj.

Të gjitha këto përpjekje synojnë përparimin e aspiratave tona të përbashkëta – për të jetuar në paqe dhe siguri; për t’u arsimuar dhe për të punuar me dinjitet; për të dashur familjet tona, bashkësitë tona, Zotin tonë.  Ne nuk mund t’i ndryshojmë gjërat brenda ditës, por mund të vendosim ndërshmërisht se çfarë duhet të bëhet, ndërsa zhvendosemi përkundrejt një drejtimi të ri – drejt atij destinacioni që ne kërkojmë për veten dhe fëmijët tanë.  Ky është udhëtimi që duhet të bëjmë së bashku.

Unë jam i angazhuar për të vazhduar këtë dialog të rëndësishëm dhe për ta kthyer atë në veprim konkret.  Dhe sot, unë dua të bashkohem me 1,5 miliardë Myslimanë në të gjithë botën – me familjet dhe miqtë tuaj – për të mirëpritur fillimin e Ramazanit dhe për t’ju uruar një muaj të bekuar.  Paqja e Zotit qoftë me ju.