Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Ambasadori

Alexander A. Arvizu

Alexander A. Arvizu

Alexander A. Arvizu

Alexander A. Arvizu është një anëtar karriere i Shërbimit të Huaj të Lartë, në nivelin e Këshilltarit Ministër. U betua si Ambasador i SHBA në Shqipëri më 10 nëntor 2010. Hyri në Shërbimin e Huaj në vitin 1981 dhe ka shërbyer në një numër detyrash jashtë dhe brenda vendit të lidhura me politikën e jashtme të SHBA në Azinë Lindore dhe Paqësor. Ka qenë Zëvendës Ndihmës Sekretar përgjegjës për Japoninë, Korenë dhe Sigurinë Rajonale gjatë viteve 2007 – 2009. Së fundi, ishte Drejtor i Emërimeve në Nivel Fillestar në Byronë e Burimeve Njerëzore.

Jashtë vendit, Ambasadori Arvizu ka shërbyer si Zëvendës Shef i Misionit në Bangkok (2004-07) dhe në Phnom Pen, Kamboxhia (2000-03).  Shërbeu edhe për dy mandate në Seul, Kore dhe një në Osaka-Kobe të Japonisë. Në Uashington, ka qenë Drejtor për Çështjet e Azisë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Administratën e Dytë Klinton, përpara së cilës ishte Zëvendës Drejtor në Zyrën e Çështjeve Japoneze në Departamentin e Shtetit. Nga viti 2003 deri në vitin 2004, Ambasadori Arvizu ishte anëtar i Seminarit të Lartë të 46-të, një Program Ekzekutiv Udhëheqësie për zyrtarë të lartë të Qeverisë së SHBA. Më herët në karrierën e tij, ka punuar edhe si zyrtar i stafit në Sekretariatin Ekzekutiv të Departamentit të Shtetit.

Ambasadori Arvizu u lind në një bazë të Ushtrisë së SHBA në Japoni dhe është amerikan i brezit të parë. Nëna e tij ishte nga Kioto, Japoni dhe i ati është me origjinë nga Dolores Hidalgo në Meksikë. Familja u vendos në Kolorado Springs, ku ai u rrit. Mori diplomën universitare nga Universiteti Xhorxhtaun në vitin 1980.

Ambasadori Arvizu ka studiuar një numër gjuhësh aziatike, përfshi japonisht, koreançe, tai dhe khmer. Është i martuar dhe ka një vajzë të re. Në kohën e lirë ndjek fatin e skuadrave të dashura të tij Detroit Tigers dhe Washington Nationals.