Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Kërkesat e Prezencës Fizike
 

Kjo është koha aktuale kur prindi ishte fizikisht brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara.  Kjo do të thotë se çdo udhëtim jashtë Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë edhe pushimet, duhet të përjashtohen.  Të kesh një shtëpi në SHBA nuk do të thotë që ju jeni fizikisht aty.

Se si do të provoni prezencën tuaj fizike në SHBA varet shumë nga situata juaj.  Nuk ka një përgjigje specifike në lidhje me dokumentacionin/provat që duhet të paraqesni.  Disa shembuj të pranueshëm përfshijnë dëshmi që keni qenë në shkollë në SHBA, pasaportat e vjetra me datat e hyrjeve dhe daljeve nga SHBA, taksat nga të ardhurat personale, fatura të ndryshme që keni kryer pagesa, të dhëna nga punëdhënësi, vërtetim nga ushtria, ose të dhëna nga spitali, etj.  Sa më shumë dëshmi të sillni, aq më e lehtë do të jetë për zyrtarin konsullor të miratojë aplikimin.

Çdo periudhë kohe të kaluar jashtë SHBA-ve si përfaqësues i qeverisë Amerikane apo në ushtri ose në një organizatë ndërkombëtare (të tillë si Kombet e Bashkuara) mund të llogaritet si prani fizike në Shtetet e Bashkuara për transmetimin e shtetësisë.  Koha e kaluar si një anëtar i familjes të personit të lartpërmendur mund të llogaritet si prani fizike.  Të dhënat ushtarake apo dëshmi të tjera mund të kërkohen.

Çdo dokument origjinal duhet të shoqërohet nga një fotokopje e qartë.