Shërbimet për Publikun
Orari i Shërbimeve
Shërbimet e qytetarëve Amerikan jepen vetëm nëpërmjet takimeve paraprake, nga e Hëna në të Enjte, nga ora 13:15 deri në orën 15:15. Shërbimet e disponueshme nga seksioni konsullor përfshijnë:
- Applikimet për Pasporta;
- Raportimin Konsullor të Lindjes Jashtë SHBA (CRBA);
- Shërbimet Notariale (duke përfshirë dëshmitë e Lirisë për t'u Martuar dhe Lejes së Qëndrimit);
- Regjistrimi i Udhëtimit tuaj me Ambasadën;
- Përfitimet Federale (duke përfshirë Sigurimet Shoqërore, Shëndetësore (Medicare) dhe Përfitimet e Veteranëve); dhe
- Informacion mbi Taksat;
- Sistemi Përzgjedhës i Shërbimit Ushtarak.
Shërbimet pa takime do të konsiderohen vetëm në rastet e mëposhtme:
- Votimi në Mungesë Jashtë SHBA;
- Humbja apo Vjedhja e Pasaportës Amerikane;
(Në shumicën e rasteve kur humbet apo vidhet pasaporta Amerikane, Ambasada Amerikane në Tiranë nuk mund ta zëvendësojë atë jashtë orarit të punës. Do t'ju duhet të prisni ditën tjetër të punës.) - Shtrimi në Spital me Rrezik për Jetën;
- Viktimë e një Krimi;
- Arrestimi/Burgosja e një Qytetari Amerikan;
- Rrëmbimi Ndërkombëtar i Fëmijës;
- Vdekja e një Qytetari Amerikan; ose
- Ndihmë Financiare për t'u Kthyer në Shtetet e Bashkuara.
Hyrja: Në Portën e Sigurisë
Vetëm personat që kërkojnë shërbime konsullore do të lejohen në Zyrën Konsullore duke treguar letrën e datës së takimit dhe një kartë identiteti. Përjashtime do të bëhen vetëm për personat nën moshë 18 vjeç, ose për ata që janë me aftësi të kufizuar dhe kërkojnë ndihmë.
Ju lutemi mos sillni me vete celularët apo pajisje elektronike, si për shëmbull Blackbarries, iPods, ose PDAs sespe këto nuk lejohen të futen brenda. Gjithashtu, ju sugjerojmë të mos sillni karroca bebesh, çanta të gjera, apo sende të tjera të mëdha gjatë intervistës sepse ne nuk kemi vend ku t'i vendosim.
Aplikantët që nuk ndjekin këto udhëzime do të përjetojnë vonesa të konsiderueshme në portën hyrëse të sigurisë.
E rëndësishme!
Sipas rregullores së Ambasadës Amerikane në Tiranë, pyetjet mbi vizat adresohen vetëm me shkrim për të pasur saktësi në përgjigje. Asnjë pyetje mbi vizat do të konsiderohet gjatë orarit të shërbimeve të qytetarëve Amerikan. Ju lutemi mos caktoni një takim në Internet nëse keni pyetje në lidhje me një çështje vize. Nëse keni pyetje rreth vizave, ju lutemi vizitoni faqen e SEKSIONIT TË VIZAVE.
Emergjencë Për Qytetarët Amerikanë
-
+355-(0)4-224-7285
Përfshin: Viktimat e Krimit, Arrestim/Burgim, Vdekje, Rrëmbim Fëmije nga Prindi, Sëmundje Serioze për Jetën, Humbje e Pasaportës të një qytetari Amerikan.
Vendndodhja e Ambasadës
-
Shkarkoni dhe Stamponi Hartën (PDF 396.96 KB)
Shtyp në imazh ose në titullin e mësipërm për një hartë të vendndodhjes së Ambasadës.
Lista e Festave
-
Festat Zyrtare Për Vitin 2012
Seksioni Konsullor i Ambasadës Amerikane në Tiranë do të jetë i mbyllur në ditët e festave kombëtare Amerikane dhe Shqiptare. Shtypni në imazh ose në titull për një listë të festave për vitin 2012.