Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Ndihmë Financiare
 

Amerikanët që udhëtojnë jashtë vendit ndonjëherë mbeten pa para për shkak të pakujdesisë, vjedhjeve apo rrethanave të tjera të paparashikuara.  Këtyre qytetarëve mund t'i lindë e drejta për ndihmë financiare, por ata duhet të tregojnë se nuk kanë burime tjera të të ardhurave dhe janë në gjendje të marrin ndihmë financiare nga miqtë apo të afërmit.  Në rrethana të kufizuara në të cilat Ambasada mund të aplikojë një kërkesë për kredi, udhëzimet e ripagimit janë strikte dhe aplikantët nuk mund të marrin një pasaportë Amerikane deri në momentin që kredia shlyhet.  Shpesh, individët mund të ndihen se janë të varfër, kur në fakt ata kanë thjesht pak të holla.  Mos harroni se kartat e kreditit, karta e debitit dhe kartat ATM mund të përdoren gjithashtu për të marrë para në çdo kohë ose të paguhen faturat.  Familja apo shoqëria në SHBA mund të dërgojë fonde nëpërmjet procedurave të përshkruara në faqen tonë të Internetit “Të Dërgosh Para në Shqipëri për një Qytetar Amerikan”.  Roli i Ambasadës në raste të tilla është që të ndihmojë personin të kontaktojë të tjerët në SHBA që do të jetë në gjendje të dërgojnë fonde për personin në ankth.

Nëse, familjarët, miqtë dhe/ose punëdhënësit nuk janë të gatshëm ose të paaftë për të dërguar para për një qytetar Amerikan ose jo-Amerikan të varfër, ne mund të japim një kredi emergjente për individin dhe familjarët e tij dhe të shtetasve të huaj në tre rrethanat e mëposhtme:

  • Hua për riatdhesim të një qytetari Amerikan të varfër dhe familjarëve të tij të cilët janë jashtë Shteteve të Bashkuara, për t'i siguruar atyre kthimin në Shtetet e Bashkuara;
  • Hua emergjente mjekimi dhe diete (EMDA) për qytetarët Amerikanë të burgosur jashtë shtetit ose të varfër jo të burgosur si dhe familjarëve të tyre të cilët nuk janë në gjendje të marrin shërbime të tilla;
  • Hua për evakuim/shpërngulje në raste krizash për qytetarët Amerikanë jashtë vendit si dhe pjestarëve më të afërt të familjes së tyre, për qytetarët e rritur/adultë të huaj jo-Amerikanë që shoqërojnë një fëmijë të mitur qytetar Amerikan, si dhe për shtetas të huaj të cilët mbajnë dokumente udhëtimi të përshtatshme, duke përfshirë një vizë të vlefshme për të hyrë në SHBA, në rastet kur jetët e tyre janë të rrezikuar nga lufta, trazira civile, ose fatkeqësi natyrore.


Në të gjitha rastet e mësipërme duhet të plotësohet dhe firmoset Formulari DS-3072 (PDF 334.73 KB).  Qëllimi i formularit DS-3072 është të procesojë këto hua emergjente dhe të dokumentojë evakuimin/shpërnguljen e sigurtë dhe efikase të qytetarëve Amerikanë, familjes së tyre dhe të huajve të tjerë.

Adobe Reader

  • Shkarkoje Falas
    Shkarkoje Falas

    Të gjitha dokumentet që mund të shkarkohen në këtë faqe, janë në formatin PDF.  Për të hapur dhe lexuar PDF-të ju duhet të keni një kopje të programit “Adobe Acrobat Reader”.  Ju mund të shkarkoni një version falas duke shtypur në imazh ose në titullin e mësipërm.