Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
“Respekto ligjin! Për të mirën e përgjithshme!”
Sundim i ligjit

Fushatë për ngritje të vetëdijes publike

Filloi fushata për sundimin e ligjit!

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e respektimit të ligjeve dhe sundimin e ligjit, Ambasada e SHBA-ve në Shkup përkrahu dhe ndihmoi gjatë realizimit të fushatës “Sundimi i ligjit”. “Respekto ligjin! Për të mirën e përgjithshme!” është motoja e fushatës me të cilën potencohet vlera shoqërore dhe përfitimi nga respektimi individual i ligjit.

Ky projekt, i cili ka karakter nacional, shoqërohet me një varg aktivitete që kanë të bëjnë me edukimin e popullatës mbi përfitimin nga respektimi i ligjit. Këtu janë përfshirë disa pika kyçe, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për çdo shoqëri, siç janë kujdesi për ambientin jetësor, respektimi i të drejtave të punëtorëve, liria e fjalës, përmirësimi i arsimimit, lufta kundër korrupcionit, dhunës në familje, dhe mospagimit të tatimit.

Fokusi kryesor i fushatës është informimi i popullatës mbi të drejtat e qytetarëve, të drejtat e njeriut si dhe aspektet themelore të sundimit të ligjit si mënyrë e ndërtimit të një shoqërie stabile dhe përparimtare. Fushata do të fillojë në fund të muajit shkurt dhe do të zgjasë deri në nëntor të vitit 2012. Me qëllim që porositë të arrijnë tek një numër sa më i madh i njerëzve, komunikimi i tyre do të bëhet përmes disa zgjidhjeve kreative dhe përmes mediave të ndryshme. Për këtë qëllim, u dizejnuan disa animacione televizive, materiale të shtypura, zgjidhje për reklama të jashtme, radio mesazhe dhe afishe.

Në linkun e mëposhtëm mund të shihni zgjidhjet vizuele të fushatës “Sundimi i ligjit”.