Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Deklaratë për privatësi
 

Ne nuk mbledhim informacion personal rreth jush kur ju vizitoni faqen tonë në internet në qoftë se ju nuk vendosni që të na ofroni këtë informacion për ne.

Dorëzimi i informacionit personalisht të identifikueshëm (IPI) nëpërmjet faqes sonë të internetit është vullnetar, por duke bërë këte, ju keni dhënë lejen tuaj për ta përdorur këtë informacion për qëllimin e deklaruar.  Mosdorëzimi i këtij informacioni mund të rezultojë në pamundësinë tonë për të siguruar shërbimin që ju dëshironi. Nëse ju zgjidhni të na jepni një adresë IPI në një faqe interneti të Departamentit, përmes metodave të tilla si për shembull plotësimi i një forme web-i ose duke na dërguar ne një e-mail, ne do ta përdorim këtë informacion për të na ndihmuar ne që t’ju ofrojmë ju informacionin ose shërbimin që ju keni kërkuar ose për t'ju përgjigjur mesazhit tuaj .  Informacioni që ne mund të marrim nga ju ndryshon duke u bazuar në atë që ju bëni kur vizitoni faqen tonë.

Ne mbledhim automatikisht dhe mbajmë emrin e fushës nga ku ju keni aksesin në Internet (com., edu., etj.);. datën dhe kohën kur ju vizitoni faqen tonë të internetit; dhe adresën e Internetit të faqes (duke përfishirë faqen e kërkimit google ose faqen referuese) nga e cila ju mbërritët në faqen tone. Ne e përdorim informacionin e grumbulluar për të numëruar vizitorët në faqet e ndryshme të faqes sonë si dhe për të na ndimuar ne për ta bërë faqen tone më të dobishme për vizitorë si ju.

Në Qoftë Se Ju Na Dërgoni E-mail

Ju mund të vendosni për të na ofruar ne informacion personal, si një e-mail me një koment ose pyetje. Ne e përdorim informacionin për të përmirësuar shërbimin tonë për ju ose për t’ju përgjigjur kërkesës suaj. Ngadonjëherë ne e dërgojmë mesazhin tuaj të e-mail-it agjensive të tjera qeveritare të SH.B.A të cilat mund të jenë më mire të afta për t’ju ndihmuar juve. Me përjashtim të hetimeve të autorizuara për zbatimin e ligjit, ne nuk e ndajmë e-mail tuaj me organizata të tjera të jashtme.

Faqe Interneti dhe Aplikime të Palës së Tretë

Ne lidhemi me rrjetet sociale dhe llojet e tjera të palëve të treta të faqeve të internetit. Ne përdorim faqet e rrjeteve sociale për të bashkëvepruar me audiencat e huaja dhe për t'u përfshirë në diplomacinë publike në të gjithë botën. Faqet e rrjeteve sociale përdoren për të publikuar aktivitetet e ambasadës, dhe per të komunikuar me anëtarët e publikut. Ne gjithashtu përdorim teknologjinë e matjes së faqeve të internetit për të matur numrin e vizitorëve në faqet tona dhe pjesët e faqeve të ndryshme, për t’i bërë faqet tona më të dobishme për vizitorët. Në disa raste, pala e tretë e aplikimit mund të kërkojë një adresë e-maili, emrin, fjalëkalimin dhe vendndodhjen gjeografike për qëllime të regjistrimit. Ne nuk i përdorim faqet e internetit te palëve të treta për të kërkuar dhe mbledhur IPI nga individët. Ne nuk mbledhim apo ruajme IPI e mbledhura nga ndonjë website i palës së tretë, dhe IPI nuk do të zbulohet, shitet apo transferohet për çdo subjekt tjetër jashtë Departamentit të Shtetit, vetëm nëse kërkohet për qëllime të zbatimit të ligjit ose nga statuti.

Ne mund të përdorim lloje të ndryshme të sondazheve në internet për të mbledhur mendime dhe opinone nga një grup vizitorësh të rastit. Kryesisht, Departamenti i Shtetit përdor anketën online të quajtur ForeSee American CustomerSatisfaction Index (ACSI).  Kjo anketë online në menyrë të vazhdueshme merr të dhëna dhe opinione duke parë se sa të kënaqur janë vizitorët tanë  me faqet tona. Ky studim nuk mbledh IPI.  Edhe pse ftesa sondazh shfaqet për një vizitor të rastit, është me dëshire, dhe jo të gjitha faqet e internetit të ambasadës e kanë këtë anketë. Nëse ju e refuzoni plotësimin e sondazhit, ju ende do të keni mundësi të shikoni informacionin e njëjtë si të tjerët të cilët e plotësojnë sondazhin. Raportet e këtyre anketimeve/sondazheve  janë në dizpozicion vetëm për menaxherët e faqeve te web-it dhe stafit tjetër të cilëve u duhet ky informacion për të kryer detyrat e tyre. Ne mund të përdorim të tjera sondazhe të kufizuara në kohë për qëllime specifike, të cilat shpjegohen në kohën kur ato postohen.

Informacioni i mbledhur për Ndjekje dhe Përshtatje (Cookies)


Nje cookie është një dokument me tekst të vogël që një websajt e transferon në kompjuterin tuaj për të lejuar që ajo të memorizoje informata specifike në lidhje me kohën tuaj në internet, ndërsa ju jeni te lidhur. Kompjuteri juaj do ta ndajë informacionin në cookie vetëm me faqen e internetit që e ka dhënë ate, dhe asnjë faqe tjetër e internetit mund ta kërkojë këtë. Ka dy lloje cookie-sh:

  • Sesioni: Cookies sesioni zgjasin vetëm për aq kohë sa faqja juaj e web-it është e hapur. Pasi ju mbyllni browser-in tuaj, cookie fshihet. Websitet mund të përdorin cookies te sesionit për qëllime teknike si për shembull për të mundësuar navigacion më të mirë në faqe, ose për t’ju lejuar ju që të rregulloni preferencat tuaja në bashkëveprim me faqen.
  • Të përhershme: Cookies të përhershme janë të ruajtura në hard drive në mënyrë që të përcaktojnë se cilët përdorues janë të rinj në faqe ose cilët janë kthyer, dhe për vizitorët e përsëritur,të bllokojne ftesa të përsëritura për të plotësuar anketën e sondazhit ForeSee.


Nëse ju nuk dëshironi të keni cookies sesioni ose të përhershme të ruajtura në kompjuterin tuaj, ju mund t’i ç’aktivizoni këto cookies në browser-in tuaj. Ju ende do të keni akses në të gjithë informacionin në faqen tonë të internetit. Megjithatë, ç’aktivizimi i këtyre cookie mund të ndikojë në funksionimin e disa faqeve të internetit. Kini parasysh se ç’aktivizimi i cookie në browserin tuaj do të ndikojë në përdorimin e cookie në të gjitha faqet e tjera të internetit që ju do të vizitoni.

Lidhjet me Faqet e Jashtme të Internetit

Faqja jonë e internetit ka shumë lidhje me agjensi të tjera qeveritare të SH.B.A, ambasada, organizata shumë palëshe dhe organizata private si brenda SH.B.A-ës ashtu edhe në vende të tjera. Kur ju ndiqni një lidhje në një faqe tjetër, ju nuk jeni më në faqen tonë dhe i nënshtroheni politikave të privatësisë të faqes së re.

Çdo përpjekje bëhet për të ofruar informacion të plotë dhe të saktë. Megjithatë, ne nuk mund të garantojmë se nuk do të ketë asnjë gabim. Përsa u përket dokumentave dhe informacioneve në faqen tonë të internetit, as ambasada as punonjësit e saj ose kontraktorët nuk japin ndonjë garanci, të shprehur ose të nënkuptuar, duke përfshirë garancitë e tregtimit dhe përshtatshmërisë për një qëlllim të veçantë në lidhje me dokumentat e disponueshëm nga faqja e internetit. Përveç kësaj, ambasada nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ligjore për saktësinë, gjithanshmërinë, ose vlefshmërinë e ndonjë informacioni, produkti, ose proçesi të komunikuar këtu si dhe nuk përfaqëson atë që përdorimi i një informacionit të tillë, produkti apo proçesi nuk do të shkeli të drejtat private.

Për qëllime sigurie të faqes sonë si dhe për të siguruar që ky shërbim mbetet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, Departamenti i Shtetit përdor programe software-sh për të monitoruar trafikun e lidhjeve për të identifikuar përpjekje të paautorizuara për të aploduar apo ndryshuar informacion apo për të shkaktuar dëm. Përpjekjet e paautorizuara për të aploduar apo ndryshuar informacion mbi këtë shërbim janë absolutisht të ndaluara dhe mund të jenë të ndëshkueshme sipas nenit mbi Mashtrimin dhe abuzimin Kompjuterik, te 1986. Gjithashtu informacioni mund të përdoret për investigime të autorizuara të zbatimit të ligjit. Me përjashtim të qëllimeve të sipërpërmendura, nuk bëhen përpjekje të tjera për të identifikuar përdorues dhe mënyrat e tyre të përdorimit. Përpjektjet e paautorizuara për të aploduar dhe/ose ndryshuar informacion në faqet e internetit janë absolutisht të ndaluara dhe janë subjekt i ndjekjes ligjore nën Nenin mbi Mashtrimin dhe Abuzimin Kompjuterik të 1986 dhe me Titull 18 U.S.C. Sec.1001 dhe 1030.