Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Ambasador

Paul D. Wohlers, ambasador i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë

Paul D. Wohlers, ambasador i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë

Paul D. Wohlers, ambasador i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë

Më 11 gusht 2011, ambasadori Paul Wohlers dha betimin para sekretarit të shtetit Hillary Clinton si ambasador i gjashtë i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë. Ai arriti në Shkup më 12 shtator, dhe më 13 shtator 2011 dorëzoi letrat e tij kredenciale presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Ambasadori Wohlers është diplomat kariere me eksperiencë në forejn servisin, të cilin me 2 gusht 2011 Senati e konfirmoi si ambasador të SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë. Para emrimit ambasador, ai punonte si zëvendës sekretar ekzekutiv në Departamentin e Shtetit. Z. Wohlers ka qenë drejtor i Zyrës së çështjeve të Kaukazit dhe konflikteve rajonale në Byronë për çështje të Evropës dhe Euro-azisë, zëvendës shef i misionit dhe ushtrues i detyrës ambasador në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, zëvendës drejtor i Shtabit të sekretariatit ekzekutiv dhe zyrtar i lartë në Qendrën e Operacioneve. Më herët z. Wohlers ka mbajtur poste diplomatike në ambasadat e SHBA-ve në Bukuresht, Moskë dhe Nikozi. Në Uashington z. Wohlers ka punuar në çështje të kontrollit të armëve në Byronë për çështje politike dhe ushtarake dhe ka kryesuar Deskun për Bangladeshin në Byronë për çështje të Azisë Jugore. Ai poashtu ka punuar në Shtabin e sekretariatit ekzekutiv. Para se t’i bashkangjitet Stejt Departamentit, ambasadori Wohlers ka shërbyer si oficer i aviacionit detar. Ai ka diplomuar në Akademinë detare të SHBA-ve, ndërsa titullin Juris Doctor e ka fituar në Univerzitetin e Uashingtonit.