Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Mundësitë për punësim

Për ne

Shpalljet momentale

  • Momentalisht nuk ka shpallje për vende pune

Vende të tjera të lira

  • Momentalisht nuk ka shpallje për vende të lira pune

Ambasada e SHBA-ve në Shkup, Maqedoni i kushton vëmendje të madhe punësimit dhe zhvillimit të kuadrove të kualifikuar dhe me përvojë të cilët do të mund të përballojnë sfidat dhe nevojat organizative që janë gjithnjë në ndryshim.

Kandidatët e kualifikuar mund të konkurojnë në një nga departamentet e ambasadës, edhe atë në bazë të përvojës dhe interesit së tyre profesional:

  • Menaxhment dhe përkrahje operative
  • Politikë, paqë dhe stabilitet
  • Teknologji informative
  • Drejtësi
  • Marrëdhenie me publikun
  • Sigurim

Mekanizmat për punësim në Misionin e SHBA-ve në Shkup, Maqedoni

Të punësuarit lokal

Këto vende pune janë në Maqedoni dhe personat punësohen përmes Zyrës për resurse njerëzore. Politika e ambasadës parasheh që të gjitha pozitat lokale të publikohen në veb-faqen e ambasadës me qëllim që të arrihet distribuim sa më i gjerë i shpalljeve. Çdo shpallje përmban përshkrim të detajuar të pozitës, kualifikimet e nevojshme për vendin e punës, afatin përfundimtar për aplikim, si dhe përshkrim të procedurës për aplikim. Për të gjitha vendet e punës për personel lokal, kandidati duhet të jetë banor i përhershëm i Maqedonisë ose të ketë të drejtë ligjore për të punuar.

Politika për punësim na lejon që të pranojmë aplikacione vetëm për shpalljet momentale për vende pune.

Dëshirojmë t’u përkujtojmë që pa marr parasysh nëse keni konkurruar për ndonjë vend pune në të kaluarën, do të duhet të aplikoni për çdo shpallje të re për të cilën kualifikoheni. Ju inkurajojmë që vazhdimisht të ndiqni shpalljet e vendeve të punës në veb-faqen tonë dhe të dorëzoni aplikacione për çdo vend të ri pune për të cilin jeni të interesuar.

Pasi të jenë pranuar të gjitha aplikacionet, të njejtat rangohen sipas kualifikimeve të kandidatëve. Zyra që ka bërë shpalljen e vendit të punës zgjedh kandidatët më të kualifikuar dhe bën intervistimin e tyre, në bashkëpunim me Zyrën për resurse njerëzore. Më pas, zyra për të cilën është shpallur vendi i punës bën përzgjedhjen e kandidatit më të mirë për atë pozitë.

Vetëm kandidatët që i nënshtrohen intervistimit informohen për statusin përfundimtar të aplikacionit të tyre. Ju informojmë se nëse jeni personi i përzgjedhur për vendin e ri të punës në ambasadë, do t’u nënshtroheni procedurave për kontroll për të verifikuar nëse plotësoni kushtet e sigurisë dhe ato shëndetësore. Gjithashtu, do të duhet të dorëzoni dokumente për të dëshmuar të drejtën tuaj ligjore për të punuar në Republikën e Maqedonisë.

Ambasada promovon mundësi të barabarta dhe trajtim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë, pa marr parasysh përcaktimin politik, racën, ngjyrën e lëkurës, besimin, përkatësinë kombëtare, gjininë, statusin martesor, moshën apo gjendjen e invaliditetit.

Për të aplikuar për një konkurs të hapur për vend pune (përveç për vendet e punës në USAID dhe/ose në Korpusin e paqës), ju lutemi që të plotësoni Aplikacionin për punësim federal DS-174, ose dërgoni biografinë/CV-në tuaj në:

Postën elektronike: ApplicationS@state.gov ose

Dërgoni CV-në tuaj përmes postës në:
Zyrën për resurse njerëzore
Ambasada e SHBA-ve Shkup
Samoilova 21
1000 Shkup
Republika e Maqedonisë

Aplikacioni për punësim federal DS-174

Lajmërim: Ambasada e SHBA-ve në Shkup dëshiron të faleminderojë të gjithë kandidatët për interesin e tyre për të punuar në Ambasadën amerikane në Shkup. Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, për fat të keq, nuk jemi në gjendje që t’u përgjigjemi të gjithë aplikuesve individualisht. Gjithashtu ju informojmë që çdo aplikacion i marrë shqyrtohet me vëmendje.

PDF LEXUES

  • PDF LEXUES
    Verzion falas

    Të gjitha dokumentet në këtë faqe janë në PDF format. Për t’i hapur ato, në kompjuterin tuaj duhet të keni të instaluar PDF lexuesin. Verzionin falas të programit mund ta shkarkoni duke klikuar në linkun e dhënë më lartë.