Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Këndi Amerikan Shtip

Aktivitetet programore

Këndi Amerikan në Shtip

Këndi Amerikan në Shtip u hap zyrtarisht më datë 3 Mars 2010. Ky është këndi i katërt në Maqedoni dhe i pari në rajonin e Maqedonisë Lindore. Këndi Amerikan paraqet një partneritet midis Zyrës për Punë Publike pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Univerzitetit “Goce Dellçev” në Shtip dhe organizatës jo-profitabile Shoqatës Alumni Amerikano - Maqedonase (Macedonian American Alumni Association MAAA).

Këndi Amerikan në Shtip punon si qendër informative dhe ofron koleksione të ndryshme të librave, revistave, publikimeve dhe qasjes në Internet për hulumtime. Antarësimi është falas dhe dyert e Këndit Amerikan janë të hapura për çdokënd që është i interesuar për informata në lidhje me kulturën e SHBA-ve, edukimin, programeve të ndryshme të këmbimit etj.

Çdo muaj ofrohen programe me lloje të ndryshme të aktiviteteve si që janë klubi i fëmijëve, prezentime në tema të ndryshme që kanë të bëjnë me edukimin, shoqërinë, kulturën dhe çështje tjera relevante, orë bisedimi, qendra të shkrimit, netë të të mësuarit të Anglishtes, DVD shfaqje, seminare etj.

Në fushën e arsimit, Këndi Amerikan në Shtip ofron material informues të gjërë në lidhje me studimet në SHBA dhe punët e alumni qendrës ku qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë qenë në Shtetet e Bashkuara në programe këmbyese mund të mbajnë kontaktet me njëri tjetrin, dhe me kontaktet e tyre Amerikane.

Për të gjitha informatat në lidhje me këndet amerikane në Maqedoni si dhe programet dhe aktivitetet e tyre mujore, vizitoni Blogspot faqen e Këndeve Amerikane në Maqedoni.  
 

Media Sociale

  • Facebook
    Facebook

    Bëhuni shokë me Këndin amerikan në Shtip!

Informata për kontakt

  • Orari i punës:
    e hënë – e premte 10:00 – 17:30 (orari i punës gjatë sezonit veror)

    Për informata më të hollësishme, kontaktoni stafin e Këndit аmerikan në Shtip:

    Këndi amerikan Shtip
    Biblioteka e qytetit "Goce Dellçev"-Shtip
    rr. "Vita Pop Jordanova"-pn
    2000 Shtip 

    E-mail adresa: acshtip@gmail.com