Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Pasaportat
 

Ambasada Amerikane në Tiranë ofron shërbime rutinë për pasaporta për qytetarët Amerikan, të Hënën, të Mërkurën dhe të Enjten, në orën 13:15, vetëm me anë të takimeve të caktuara paraprakisht sipas sistemit të takimeve në Internet.  Nëse ju keni humbur ose i'u kanë vjedhur pasaportën Amerikane, ju lutemi na kontaktoni në adresën e postës elektronike acstirana@state.gov dhe përfshini numrin e telefonit ku mund t'ju kontaktojmë.

Në shumicën e rasteve, shërbimet e pasaportave kërkojnë 10 deri në 14 ditë pune që të përfundojnë.  Përpara se të caktoni një takim, ju lutemi zgjedhni një nga shëribimet e mëposhtme për pasaportë që kërkoni për të ditur në lidhje me dokumentacionin që kërkohet.  Nëse dëshironi të dini më shumë mbi shërbimet e pasaportave, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Pasaportat” - kjo faqe është në gjuhën Angleze.


Këshilla për Shërbim më të Shpejtë Gjatë Intervistës Tuaj

  • Ju lutemi sillni të gjitha pagesat e nevojshme, fotografitë, formularët, dhe fotokopjet e kërkuara;
  • Sillni dokumentat origjinale të identitetit që kërkohen si dhe nga një fotokopje për secilin dokument;
  • Ju lutemi plotësoni me kujdes dhe tërësisht formularin tuaj të pasaportës përpara se të vini për intervistë, por mos shkruani poshtë linjave treguese dhe mos e nënshkruani atë;
  • Për rinovimet e pasaportave të të miturve, ju lutemi sillni fotografi të rritjes.  Zakonisht ne kërkojmë nga një fotografi çdo 6 deri në 12 muaj nga data kur fëmijës i është lëshuar psaporta e kaluar, deri më tani;
  • Sigurohuni që të jeni në përputhje me kërkesat e veçanta për fëmijët nën moshën 16, siç është përshkruar më poshtë:


Kërkesa të Veçanta për Fëmijët nën Moshën 16 Vjeç

  • Të dy prindërit duhet të paraqiten së bashku me fëmijën për të dhënë miratimin e tyre (Në pamundësi të paraqitjes së njërit nga prindërit ose nga të dy, ju lutemi lexoni skenarin “Miratimi i Prindërve” të përgatitur për këtë arsye;
  • Të dy prindërit duhet të kenë një mjet identifikimi + 1 fotokopje të secilit dokument;
  • Në rast se mjeti i identifikimit me fotografi të fëmijës (psh: pasaporta) është lëshuar në një moshë tepër të vogël, zyrtari konsullor mund të kërkojë fotografi të rritjes së tij (psh: fotografi në moshën 6 muajshe, 1 vjeç, 2 vjeç, e kështu me rradhë deri në moshën aktuale).
  • Prindi(ërit)/kujdestari(ët) duhet të paraqesin prova të lidhjes familjare me fëmijën:

    Dëshmi të lidhjes familjare (një nga mëposhtë):
    • Certifikatën Amerikane të lindjes me emrat e të dy prindërve;
    • Certifikatën e huaj të lindjes me emrat e të dy prindërve (*);
    • Raportin Konsullor të Lindjes Jashtë SHBA (CRBA), me emrat e të dy prindërve;
    • Dekretin e birësimit me emrat e të dy prindërve (*);
    • Urdhërin e gjykatës mbi vendosjen e kujdestarisë;

      * Të gjitha dokumentet në gjuhë të huaj që paraqiten me një aplikim për pasaportë duhen shoqëruar me një përkthim në Anglisht (formal ose joformal).

      Pasaporta Amerikane nuk është e pranueshme si dëshmi e lidhjes familjare.  Dëshmia e një ndryshimi emri ligjor duhet të dorëzohet, në qoftë se emri i një prindi/kujdestari ka ndryshuar që nga dokumentet origjinale të lëshuara (p.sh. fotokopjen e një certifikate martese, etj).

Video Mesazhe

Lajmi i Fundit

Të Dhënat e Pasaportave