Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Njoftime Për Demonstrata
 

Sektori i Shërbimeve për Qytetarët Amerikanë (ACS) të Ambasadës Amerikane në Tiranë e ka përmirësuar sistemin e tijë të dërgimit të mesazheve për qytetarët.  Përveç lëshimit të mesazheve emergjente, mesazheve të sigurisë, dhe mesazheve normale (që nuk kanë lidhje me demonstrada) nëpërmjet postës elektronike (email), Ambasada Amerikane do të përdorë teknologjinë e mesazheve telefonike (SMS) për të dërguar mesazhet.  Kurdo që sektori i ACS-së do të lëshojë mesazhe emergjence, sigurie apo normale, ne do të dërgojmë një version të shkurtuar të mesazhit me anë të SMS-së të gjithë qytetarëve Amerikanë të regjistruar në Programin e Regjistrimit të Udhëtarëve të Zgjuar dhe që kanë një numër celulari të saktë.  Ju mund të regjistroni numrin në vijim në kontaktet e celularit tuaj – 19028003544 – sektori i ACS-së do të përdorë këtë numër për të dërguar SMS-të.  Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët Amerikanë që banojnë apo që do të vizitojnë Shqipërinë, të përditësojnë informacionin e regjistrimit të tyre dhe të p/rfshijnë një numër celulari të vlefshëm (Shqiptar, Amerikan, apo ndërkombëtar) në mënyrë që të përfitojnë nga ky shërbim.

Informacion rreth demonstratave do të publikohen në këtë faqe dhe NUK do të dërgohen me anë të SMS-së apo postës elektronike (email).  Ju lutemi monitoroni rregullisht këtë faqe për informacion mbi demonstratat në Shqipëri.

  • Njoftime Për Demonstrata

    Shënim: Njoftimet për Demonstrata do të publikohen vetëm në gjuhën Angleze. Për të lexuar njoftimet, ju lutemi vizitoni faqen tonë të Internetit në Anglisht duke shtypur në titullin e mësipërm.