Skip Navigation
acfbanner  
ACF
Department of Health and Human Services 		  
		  Administration for Children and Families
          
ACF Home   |   Services   |   Working with ACF   |   Policy/Planning   |   About ACF   |   ACF News   |   HHS Home

  Questions?  |  Privacy  |  Site Index  |  Contact Us  |  Download Reader™Download Reader  |  Print Print      

 

Office of Refugee Resettlement   Advanced
Search


Kushtet e kualifikimit p ër ndihm ë dhe sh ërbime n ëp ërmjet

Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore
Administrata për Fëmijët dhe Familjet
ZYRA E RIVENDOSJES SË REFUGJATËVE

Kushtet e kualifikimit p ër ndihm ë dhe sh ërbime n ëp ërmjet
Zyr ës s ë Rivendosjes s ë Refugjat ëve

A më takon të marr ndihma nga zyra a rivendosjes së refugjatëve?

Nëse keni fituar azil politik në Shtetet e Bashkuara, mund të kualifikoheni të merrni ndihmë dhe shërbime të tjera nga Zyra e Rivendosjes së Refugjateve. Kjo zyrë financon dhe administron programe të ndryshme në ndihmë të refugjatëve, azilantëve dhe grupeve të tjera të vecanta të popullsisë që rifillojnë jetën e tyre nga e para në Shtetet e Bashkuara. Programe të tilla përfshijnë ndihmë mjeksore dhe financiare, përgatitje për punësim dhe gjetje pune si dhe mësime të gjuhës Angleze.

Kush i drejton këto programe?

Programet funksionojnë nën drejtimin e agjensive shtetërore dhe private shtrirë në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara. Secili shtet disponon programe të ndryshme. Për të mësuar se ku dhe ç’programe janë në dispozicion në shtetin ku jetoni, telefononi në:

1-800-354-0365

Ju mund të vizitoni edhe faqen tonë të internetit www.acf.dhhs.gov/programs/orr.

Cili është kufiri kohor që të përfitoni nga këto programe?

Ndihma dhe shërbimet mund t’ju takojnë vetëm brënda një kohe të caktuar. Azilantët mund të aplikojnë për ndihmë financiare dhe mjeksore për 8 muaj që nga dita që kanë fituar azilin. Kur të shkoni tek zyra sociale për të aplikuar, do t’ju duhet të keni me vete dokumenta që vërtetojnë që keni fituar azil dhe që vërtetojnë datën kur e keni fituar atë. Përveç që duhet të vërtetoni që jeni azilant, duhet të plotësoni edhe disa kërkesa të tjera në mënyrë që të merrni këtë lloj ndihme. Të gjitha këto do t’ju shpjegohen kur të shkoni për të aplikuar. Kufiri kohor për programe të tjera të Zyrës së Rivendosjes së Refugjateve është zakonisht 5 vjet.

A më takojnë përfitime të tjera?

Përveç shërbimeve dhe ndihmës nga Zyra e Rivendosjes së Refugjateve, mund të përfitoni nga programe të tjera që administrohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Shërbimeve Njerëzore. Kur të shkoni tek zyra sociale, kërkoni informacion për të gjitha llojet e shërbimeve që mund të jenë në dispozicion për ju.

Rishikuar: Gusht 2005