VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

16 Janar 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Shpëtojnë të 155 pasagjerët e avionit të ulur mbi lumin Hadsën


16-01-2009

Një avion me 155 vetë në bord bëri një ulje emergjente mbi lumin Hadson në qytetin e Nju Jorkut, por pa shkaktuar viktima. Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u evakuuan pa pësuar dëme nga rrëzimi. 

Tail fin of the Airbus A-320 US Airways aircraft that has gone down in the Hudson River, 15 Jan 2009
Avioni i linjës " US Airways" u rrëzua mbi lumin Hadsën
Avioni i linjës "US Airways" me numër fluturimi 1547 u ul dje pasdite mbi ujërat e ftohta të lumit Hadson, vetëm disa minuta pas nisjes. Autoritetet thonë, se dyshohet që avioni mund të ketë thithur një, ose më tepër zogj në motorrin e tij.  

Të 155 peronat në bord u evakuuan nga vendi i ngjarjes me barka. Kryetari i Bashkisë si qytetit të Nju Jorkut, Majkëll Blumberg lavdëroi pilotin e avionit, që arriti sipas të tij, të manovronte me mjeshtëri, duke e ulur avionin e dëmtuar mbi ujë. Zoti Blumberg tha se zyrtarët federalë të transportit shkuan nga Uashingtoni për në Nju Jork, për të filluar hetimet lidhur me shkakun e aksidentit. 

Avioni i tipit Airbus ishte nisur nga aeroporti La Guardia i Nju Jorkut, me destinacion Sharlotën e Karolinës së Veriut.//lk


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet