VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

11 Janar 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Shtypi: Presidenti Bush kundërshtoi Izraelin për të sulmuar Iranin

11-01-2009

Sipas një njoftimi të gazetës New York Times, presidenti amerikan Xhorxh Bush kundërshtoi një kërkesë izraelite vitin e kaluar për ta ndihmuar Izraelin të bombardonte objektin kryesor bërthamor të Iranit. 

Gazeta citon zyrtarë amerikanë dhe të huaj të kenë thënë se Uashingtoni njoftoi Izraelin se presidenti kishte autorizuar një operacion të fshehtë që kishte për qëllim të sabotonte programin bërthamor të armëve për të cilin dyshohet Irani. 

Gazeta thotë se izraeli kishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara bomba speciale anti-bunker si dhe leje të fluturonte mbi hapësirën ajrore irakiane për të arritur objektiv kryesor bërthamor të Iranit në Natanc. 

Zyrtarët thanë se Shtëpia e Bardhë nuk pranoi ta bënte këtë por përshpejtoi shkëmbimin e informacioneve të zbulimit me Izraelin si dhe njoftoi zyrtarët izraelitë mbi sulmet e fshehta amerikane.

Përpjekjet për operacionet e fshehta mendohet të kenë nisur një vit më parë dhe përfshijnë plane për t'u futur brenda rrjeteve furnizuese me lëndë bërthamore të Iranit, si dhe ndërhyrjen në sistemet kompjuterike, elektrike dhe sisteme të tjera të Iranit.//mm//



E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet