Shtetet e Bashkuara thonë se nuk mund ta mbështesin më një marrëveshje për
ndarjen e pushtetit në Zimbabve, e cila do ta linte Robert Mugaben në postin e
Presidentit.
Zyrtarja e lartë amerikane
për Afrikën, Xhendai Frejzhër e njoftoi këtë vendim në Pretoria.
Zonja Frejzher tha se SHBA
kanë humbur besimin se zoti Mugabe është i aftë për ndarjen e pushtetit. Ajo e
përshkoi zotin Mugabe si një njeri që sipas saj, e ka humbur lidhjen me
realitetin. Zonja Frejzher tha se i ka
bërë thirrje fqinjëve të Zimbabves ta shtojnë trysninë ndaj zotit Mugabe.Por Afrika e Jugut tha sot se
një qeveri uniteti mes Partisë së zotit Mugabe dhe opozitës mbetet shpresa e
vetme e Zimbabves për ndryshim. //mm//