Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

Skandali i qumështit të infektuar kinez merr përmasa të mëdha


19-09-2008

Skandali i qumështit të infektuar të Kinës po merr përmasa edhe më të mëdha, në kushtet kur agjencia kryesore kineze që kontrollon cilësinë e produkteve ushqimore, zbuloi se një sasi e qumështit që i është shitur konsumatorëve nga kompani kryesore të bulmetit, ka qenë e infektuar. 

Në një raport të publikuar sot, Administrata e Përgjithshme e Mbikëqyrjes së Cilësisë tha se ka zbuluar se 10 për qind e mostrave të qumështit ishin të infektuara me lëndën kimike të melaminës. Mostrat u morën nga tre kompanitë kryesore të prodhimeve të bulmetit, Mengniu Dairy, Grupi Industrial Jili dhe Bright Dairy. 

Dy supermarkete të fuqishme të Hong Kongut i tërhoqën të gjitha prodhimet e tyre të qumështit të lëngshëm nga kompania Mengniu Dairy dhe autoritetet e atjeshme kanë urdhëruar të njëjtën masë për prodhimet e kompanisë Jili. 

Firma amerikane Starbaks, që zotëron një rrjet të madh kafenesh, thotë se ka urdhëruar 300 nga kafenetë e saj në Kinë ta ndalojnë për konsumatorët qumështin e marrë nga kompania Mengniu. Autoritetet kineze njoftuan se 4 foshnja kanë vdekur, pasi janë ushqyer me qymësht nga qymështi-pluhur i infektuar.

 

 

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor

  Lajmet